
“Serbët në veri të Kosovës po planifikojnë që së shpejti të fillojnë formimin e Asociacionit të kominave me shumicë serbe dhe organeve të tij”. Kështu shkruan media serbe ‘Blic’ ku nënvizohet se një mjek, ish kryetar i komunës së Zveçanit do të propozohet për kryetar të Asociacionit.
Sipas mediave serbe, është planifikuar që selia e Asociacionit të jetë në Mitrovicë të Kosovës.
Ngjarjet e fundit siç duket kanë ndikuar në këtë vendim, duke nisur nga përplasjet në veri mes protestuesve dhe policië së Kosovës dhe më pas forcave të KFOR-it, duke u pasuar së fundmi me rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe.
“Marrëveshja e Brukselit është nënshkruar më shumë se 10 vjet më parë. Për më shumë se 3700 ditë, Asociacioni i Komunave Serbe nuk është formuar dhe pas gjithçkaje që kemi duruar ditët e fundit, është e qartë se askush nuk e dëshiron realisht: as autoritetet në Prishtinë, as bashkësia ndërkombëtare. Prandaj ne do t'i marrim gjërat në duart tona – shprehet një serb për median ‘Blic’.
Siç shkruan “Blic”, struktura e Bashkësisë së Komunave Serbe nëse formohet pritet të përbëhet nga këto organe.
- Kuvendi, si organi më i lartë, do të përbëhet nga përfaqësues të caktuar nga secili kuvend i komunave anëtare nga radhët e këshilltarëve të zgjedhur.
- Presidenti përfaqëson Komunitetin dhe asistohet nga nënkryetari. Kryetarin dhe nënkryetarin i zgjedh Kuvendi nga radhët e këshilltarëve të komunave anëtare dhe kryetarëve të tyre.
-Këshilli përbëhet nga maksimumi 30 anëtarë nga radhët e banorëve të komunave anëtare, duke përfshirë të gjithë kryetarët e komunave anëtare.
- Një komision i përbërë nga shtatë anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi nga radhët e kryetarëve të komunave dhe banorëve të komunave anëtare.
- Administrata, e drejtuar nga Shefi i Administratës.
- Zyra e Ankesave, e cila do të ketë mandatin të shqyrtojë ankesat në lidhje me objektivat.
Për një Asociacion të tillë, njëetnik, vetë kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se një gjë e tillë nuk është e mundur, duke u rekomanduar serbëve që një gjë të tillë ta provojnë në Serbi me pakicat kombëtare që kanë.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama deri më tani, ka dorëzuar një draft statut në Francë dhe Gjermani lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Një propozim i tillë nuk u prit mirë as nga liderët e Kosovës dhe as të Serbisë, me Kurtin i cili tha se Rama duhet të mbronte interesat e shqiptarëve në Serbi dhe Vuçiç i cili tha se kryeministri i Shqipërisë nuk është i autorizuar për një propozim të tillë.
Bashkimi Europian e vlerësoi propozimin e Ramës si shumë cilësor dhe të ndërtuar me shumë seriozitet.
Lini një Përgjigje