Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

21 Qershor 2025, 15:35Rajoni TEMA
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të

Memli Krasniqi është rizgjedhur në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës – subjekt që doli i dyti në zgjedhjet parlamentare të shkurtit.

Pas zgjedhjes, ai ka falënderuar delegatët që e votuan gjatë Konventës së 11-të të PDK-së, teksa u zotua se do të punojë që partia e tij të dalë e para në Kosovë.

“Krejt çka di dhe krejt çka mundem do ta bëj për ta rikthyer Partinë Demokratike të Kosovës aty ku e ka vendin, si partinë më të madhe dhe udhëheqëse të Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi.

Më pas, në një konferencë për media Krasniqi tha se ai u votua në mënyrë unanime dhe nuk pati kundërkandidat.

“Faktin që isha kandidati i vetëm e marr me përulësi si një besim drejt lidershipit tim në katër vjetët e kaluar. Gara ka qenë e hapur, por nuk ka pasur kundërkandidat”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, gjatë fjalimit në nisje të Konventës së PDK-së, Krasniqi tha se partia e tij duhet të udhëheqë me vendin, duke shtuar se Kosova ka nevojë të fokusohet te zhvillimi, siguria, drejtësia, mirëqenie dhe tek integrimi euroatlantik, përkatërisht tek anëtarësimi në NATO dhe Bashkimi Evropian.

“Ky është qëllimi ynë, ky është drejtimi ynë”, tha ai.

Krasniqi foli edhe për situatën politike pas mbajtjes së zgjedhjeve të shkurtit. Ai fajësoi fituesen e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, për mbajtje peng të formimit të institucioneve të reja.

1 Komente

  1. L
    Le të shpresomë

    Shpresomë që mosë të jet islamik-Turk-muti... Sepse këta janë shumë njerzë të poshtër, kurë kanë munsie mbeshtesin aleatët e Serbisë siç janë Russia, kina Irani, Palestina dhe vendet e tjera Muslimanë që janë mike me ta. Por kurë ti sulmonë Sebia dhe janë në hall i kerkonë ndihëm Perëndim dhe Kaurrve, dhe kjo nuke shkonë nukë duhët pranuar. Këta horra për të mbushur barkun dhe mbrojtjën e kerkonë nga Perëndimorët dhe Kaurret. Por urrejtjën e kanë me ne dhe Perendim.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje