Publikohet sondazhi i ri, serbët pranojnë realitetin: Pa njohur Kosovën, nuk ka BE

20 Qershor 2025, 21:40Rajoni TEMA
Publikohet sondazhi i ri, serbët pranojnë realitetin: Pa njohur

Serbët pranojnë realitetin: pa njohur Kosovën nuk do të ketë anëtarësim në Bashkimin Europian. Kjo konfirmohet nga një sondazh i ri i publikuar nga organizata joqeveritare, Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokratike, CESID. Sipas shifrave zyrtare, 32 për qind e serbëve besojnë se statusi i Kosovës, apo thënë ndryshe mos njohja, është pengesa kryesore e rrugës drejt BE-së. 

“Pikërisht në mesin e qytetarëve që besojnë se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian duhet të ndërpritet, hasim më së shumti nga ata që besojnë se statusi i Kosovës është faktor kyç që ngadalëson të gjithë këtë proces, gjë që ndikon edhe në qëndrimin e tyre ndaj të ardhmes europiane të Serbisë. 

Është e rëndësishme të theksohet se ndër të anketuarit më të rinj, problemi i Kosovës njihet si pengesa më e rëndësishme në rrugën europiane të vendit, gjë që ndikon në masë të madhe qëndrimin e tyre disi më negativ ndaj vetë BE-së”, thotë sondazh i CESID.

Sipas sondazhit të publikuar, qytetarët pranojnë se pengesa të tjera për rrugën e Serbisë drejtë BE-së përfshirjen udhëheqjen e paaftë të brendshme dhe mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Ndërkohë, për herë të parë në histori, shumica e qytetarëve janë në favor të anëtarësimit. 48 për qind e serbëve dëshirojnë që Serbia të përshpejtojë rrugën drejt BE-së, ndërsa 44 për qind janë kundër këtij procesi.

Ndjenja pro Unionit është më e fortë tek të rinjtë, por edhe tek grupmosha 45 deri në 60 vjeç, tek ata me diplomë universitare dhe tek banorët e Serbisë Perëndimore. 

2 Komente

  1. R
    Realist

    Nuk e cajne b... serbet per BE. Nuk jane kaq te deshperuar sa gjigandi ...Vetem ca idiote midis nesh mendojne se po hyme ne BE, do hame me luge floriri. Te fundit do jemi prape. Si gjithmone...

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      Brezi i vjeter por edhe nje pjese e te rinjve te indoktrinuar jane te destinuar te kalojne ne pakice. Renia e ndikimit rus me kohe, kur te largohet edhe ky brez BASTARDESH politikane, do te zgjidhe shume probleme per vete Serbine por edhe per Ballkanin e Europen.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje