Kolapson KEK: Për herë të parë në 25 vite, Kosova zero prodhim të energjisë elektrike

20 Qershor 2025, 14:59Rajoni TEMA

Kolapson KEK: Për herë të parë në 25 vite, Kosova zero

Kompania KESCO sot ka njoftuar se KEK-u po përballet me mungesë të theksuar të prodhimit të energjisë elektrike dhe që orëve në vijim, energjia elektrike do të varet krejtësisht nga importi. Kjo është një situatë e paprecedentë, në 25 vitet e Kosovës së pasluftës…

“KESCO njofton se është informuar për një mungesë të theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike që pritet të ndodhë nesër dhe në ditët në vijim. Në rastin më ekstrem, kjo do të nënkuptojë që e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit” – ka njoftuar kjo kompani.

Ndërkohë, gazeta Infokusi më herët ka raportuar se ‘kanë rënë të gjitha blloqet dhe se aktualisht ka zero prodhim të energjisë elektrike në KEK’ – një ngjarje e paprecedentë në historinë e Kosovës së pavarur.

Ekspertë të fushës që kanë punuar për dekada në KEK – dhe që i citon Infokusi -“kanë pohuar se një situatë e tillë nuk e mbajnë mend të këtë ndodhur ndonjëherë, të paktën jo në këto 25 vitet e pasluftës”.

Që ZERO do të jetë prodhimi i energjisë elektrike, Nacionale ka kuptuar përmes burimeve të saj ndërkohë Infokusi, raporton referuar burimeve se “Korporata tashme i ka njoftuar akterët e tjerë në këtë sektor se për ditën e shtunë, do të jetë zero prodhimi i energjisë elektrike nga blloqet e termocentraleve të KEK-ut”.

Kompania KESCO përmes një njoftimi për media, ka bërë me dije se mund të ndodhë që nesër dhe në ditët në vijim e gjithë energjia elektrike që shpenzohet nga qytetarët duhet të importohet.

Kompania në fjalë ka bërë me dije se është duke u përpjekur e duhur për sigurimin e energjisë elektrike në treg.

“KESCO njofton se është informuar për një mungesë të theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike që pritet të ndodhë nesër dhe në ditët në vijim. Në rastin më ekstrem, kjo do të nënkuptojë që e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit. Pavarësisht sfidave të mëdha logjistike dhe kostos së lartë të energjisë në tregjet ndërkombëtare, KESCO është duke ndërmarrë të gjitha përpjekjet për të siguruar furnizimin e nevojshëm dhe për të garantuar qëndrueshmëri në sistem”, është thënë në njoftimin e KESCO-së.

KECO ka kërkuar nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike.

“Megjithatë, importimi i një sasie kaq të madhe paraqet vështirësi të konsiderueshme si nga aspekti teknik, ashtu edhe ai financiar. Për të minimizuar ndikimin e kësaj situate, KESCO u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të aplikojnë masa të menjëhershme të kursimit të energjisë elektrike. Çdo kilovat-orë e kursyer ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit dhe në zvogëlimin e kostos së përgjithshme, që përndryshe do të rëndonte mbi të gjithë ne”, është thënë në njoftim.

Gazeta Nacionale, ka dërguar pyetje në adresën e KEK-ut por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk kemi ende asnjë përgjigje.

7 Komente

  1. V
    Vjosa

    Ç'fare gazetare jane keta qe shkruajne ? Ç'domethene KOLAPSOHET KEK ? JU LUTEMI MESONI GRAMATIKEN E GJUHES SHQIPE. JU LUTEMI FLISNI DHE SHKRUANI SHQIP. KOLAPSOHET NE SHQIP THUHET ESHTE NE KOLAPS OSE NE KRIZE. JU LUTEMI JU GAZETAREVE MOS DEFORMONI GJUHEN SHQIPE .SI ISH MESUESE ME VJEN SHUME KEQ KUR NE ARTIKUJ KA GABIME GJUHESORE.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Ke te drejte. Jane krejt analfabeta funksional. Kaq here e kam bere koment qe duhet te mbajne ose nje fjalor, ose te perdorim fjalorin elektronik si shqip, por edhe 'google translate' per te pare cfare fjale eshte ajo qe keta nuk e gjejne dot. "Kolapsohet"=Collapse=shembje, rënie, rrënim, shkatërrim, shemb-je, rrëzim, prishje, dobësim i forcave, gërmadhë, gërmohet, dështim, rrënoj, prish. Pra, ka gjithe keto fjale qe mund te perdoren sipas kontekstit ose struktures qe ka tema, apo fjalia. Ja tek e kane fjalorin shqip elektornik ne internet keta korrektoret. https://fjale.al/

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bravo ushtria zom i e VV, votoni Kurtin!

      Keshtu ndodh me nje popullsi qe me shumice voton birin e serbise dhe bir politik i Sali kriminelit. Kombi kosovar duhet ta mbledh shpejt mendjen, ndrysh nuk asht larg erresires, larg Evropes dhe prane Serbise.

      Përgjigjjuni
      1. K
        KEK KOLLAPSE

        Nuk u bllokua prodhimi nga TC por nga mafia energjetike e Kosovës e cila tash e 4 vite plaçkit qytetarët duke e trefishuar çmimin e energjisë eklektike për interesa të qeveritarëve me në krye me KM e saj. Kështu veprohet me "duar të pastra" për të përfituar nga mjerimi qytetarëve.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Ska rryme me qeverine e hajdutve te Kurtit

          Po Vetevendosja thote se qeveria Kurti asht ma e ndershmja ne glob, ke te besojme ne qe nuk jemi zombi te Vetevendosjes?

          Përgjigjjuni
        2. n
          nacionalisti

          hahahah, e forte kjo nga "Vjosa". ec aty Albin Kurti, ujin e zi nxirri, pas KEK co ndonje tjeter per lesh. Mire ia ben atij mileti

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatosi-kosove

            Nderkohe qe kosova rrezikon te mbetet edhe ne terr mender mreti i krimit peci speci paska reaguar ndaj Abdixhikut dhe i paska kujtuar atij se gerdalla eshte e bija e heroit dhe mbesa e nane Ajshes, nderkohe qe vet gerdalla ska me shum se 5 muaj kur ka fyer e njollosur jo vetem babain e saj dhe nane Ajshen por te gjithe ata qe kan luftuar per lirine e kosoves,por fyerja me e madhe per heroin dhe nane Ajshen eshte pikrisht qendrimi i gerdalles si ministre ne nje qeveri me rrugaq si peci speci e udbash te serbise, sidoçoft kete qiken e heroit edhe familja e vet e ka kritikuar bile edhe vellau por quditrisht magar peci speci nuk e ditka, ska dyshim se ka qene duke vjedhur miljona, pastaj nje pis burre si ky peci speci i cili edhe ate biznismenin serb e bani burre te mire se ishte musliman tha, ky eshte morali i qenefit te quajtur vetvendosje, e ne qenzf dihet se cfar ka, kur mbushet del dhe kundermon gjithandej, mjer ai qe mbrohet nga kriminel si peci speci.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje