Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se masat si heqja e shtetësisë apo dëbimi, në rastin e pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë që jetojnë në Kosovë, është dashur të jenë masat e fundit dhe të ndërmerren vetëm pas një procesi ligjor.
Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së tha gjithashtu se masat për heqje të shtetësisë apo dëbimit duhet të jenë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në veçanti me kërkesën që është në nenin 8 që kërkon një vlerësim individual të bazuar në dëshmi, i cili balancon sigurinë kombëtare me jetën private dhe familjare të personit.
“Po i ndjekim me kujdes arrestimet dhe dëbimet. I kemi kërkuar autoriteteve të Kosovës të sigurojnë një proces të drejtë, të respektojnë standardet e të drejtave themelore dhe të garantojnë mjete juridike për personat e prekur”, u tha në përgjigjen e dërguar nga BE-ja.
Autoritetet e Kosovës, që nga 15 qershori, kanë dëbuar pesë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët jetonin në Kosovë, me arsyetimin se “përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare”.
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, më herët ka bërë të ditur se vendimin për heqjen e shtetësisë e ka marrë mbi bazën e Ligjit për shtetësinë, akteve nënligjore dhe rekomandimeve të institucioneve përkatëse.
Po ndonje gjysem llafi per policin e Kosoves te ndaluar nga Serbia?!?
Po ndonje llaf per banoret e Lugines se Presheves te cileve ju eshte hequr adresa nga autoritetet serbe, a ka ndonje gje per te thene kurva BE? Nuk i paska zene gjumi bytheqiret e Europes per 5 police serbe qe na qenkan perzene nga autoritetet kosovare dhe nuk thone asgje kunder veprimeve te paligjshme qe ben qeveria Serbe ndaj mijera shqiptareve ne Serbi.
Si ka mundesi qe Mero nuk e ze ne goje ish policin e Kosoves qe u kidnapua ne kufi kur po kpont drejte Hungarise nga regjimi i Vucicit dhe po mbahet ne burg?!