Ngërçi politik në Kosovë, Kurti fajëson opozitën: Deputetët “nomadikë” nuk duan të kenë “shtëpinë” e tyre

19 Qershor 2025, 16:46Rajoni TEMA
Ngërçi politik në Kosovë, Kurti fajëson

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka fajësuar deputetët e partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë për ngërçin rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke i quajtur “deputetë nomadikë” që nuk duan të kenë “shtëpinë” e tyre.

“Në këtë frymë, më lejoni që deputetët opozitarë, të cilët nuk po duan që Kosova të ketë Kuvend, pra që ata të kenë shtëpi, t’i quaj deputetë nomadikë. Sepse nomadët janë ata të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi”, ka deklaruar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Mund të dëshirosh të kesh shtëpi dhe të mos kesh shtëpi e të jesh refugjat, ta zëmë. Por ata të cilët nuk duan të kenë shtëpi janë nomadë. Prandaj këta janë deputetë nomadikë, të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi të tyre, sepse shtëpia – Parlamenti i Republikës – është shtëpia e deputetëve, sidomos opozitarëve”, ka shtuar Kurti.

Këtë deklaratë Kurti e ka bërë pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës sot, e cila dështoi për herë të 34-t. E derisa Kurti insiston në emrin e deputetes Albulena Haxhiu, për pozicionin e kryeparlamentares, partitë tjera kanë bërë thirrje për marrëveshje politike për zgjidhjen e ngërçit të tejzgjatur institucional.

 

 

 

 

10 Komente

  1. M
    Murgu

    Një mushkë mbete !

    Përgjigjjuni
    1. L
      LVV parti anarkiste anti-dardane

      O kry puna yte o Albin. Ik sa nuk asht krejt vone. Keq e ke drejtue Kosoven, drejt gremines e ke cue. E kopjove Saliun, u prishe me Usa e BE, vetem me Vucicin je dakordue. Po tani si i bohet? A ke sy me pa se ne cfare grope e ke hudh Kosoven?

      Përgjigjjuni
    2. M
      Munika

      Na ngrenc mune. Kokat hengshi qelbesira.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emri

        Cfare beni keshtu se po i vertetoni botes qe jeni kokeforte. Po pse me inat doni ti zgjidhni gjerat ? Gjeni nje person tjeter per te votuar dhe zhbllokoni punen e parlamentit e sherbejini popullit qe ju ka zgjedhur

        Përgjigjjuni
        1. n
          nacionalisti

          hahahahahah, ky eshte bole komplet... o albin, na sqaro pak me cfare motivacioni te LIROI NGA BURGU SERB PRESIDENTI I FEDERATES JUGOSLLAVE NDERKOHE QE UCK BENTE LUFTE DHE MIJERA KOSOVARE NUK I GJINDE KOCKAT SOT E KESAJ DITE ????? Kshu nomadiku i UDB-se, lepurush ke qene dhe lepurush do ngelesh, cdo hap kunder kosoves, kunder uck, kunder rambujese, kunder ahtisarit, kunder eulex, kunde USA etj

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatosi-kosove

            Sa do te gezohej millosheviqi sikur te ishte gjalle me kete situate ku gjindet kosova, ndoshta edhe eshte gjalle dhe feston duke par kurrcin qe po shkon sipas planeve te tij,te gjithe tradhetar qe nga amerika e deri te uçk dhe opozita vetem kurrci me udbashet e serbise,llajqaku,borreli dhe vuqiqi ka te drejte dhe quditrisht ka edhe shqiptar qe e kan votuar,se ata qe serbia i quante albanci e qe jan udbashet kjo dihet.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rudin Gunga

              I vetmi nomad ne kete mes me dukesh ti, Kurti, qe per gati pese muaj po e le Kosoven pa parlament dhe, per pasoje, pa qeverine e re. Dhe perse? Vetem per kokefortesine dhe tekat e tua. Edhe sikur e rene nga qielli te ishte ajo Albulena, nuk duhej te ngulje kembe si mushka qe ajo te jete me cdo kusht kryeparlamentare. Ne politike nuk pi shume uje kokefortesia. Per te miren e vendit, kerkohet konsensus me opoziten per ta kaluar kete situate te turpshme. Dhe pergjegjes kryesor per te gjetur konsensusin e per te bere leshime je ti, si kryeminister ne detyre. Nuk e di sa i zoti je ne vleresimin e situatave gjeopolitike, por ne kete periudhe shume te turbullt qe po kalon bota, me ato deklarata e shpenzime ushtarake qe po ben Vucic, nuk duhet te jete Albulena meraku yt kryesor. Kosova, Shqiperia dhe shqiptaret e tjere qe banojne ne trojet e tyre mund te gjenden para sfidash te reja. Dhe duhet te jene ne nje mendje per perballimin e tyre.

              Përgjigjjuni
              1. n
                nacionalisti

                mire e ke ti, por ka nje problem te vogel :-) Ai punon po ben, dhe ashtu sic duhet po e ben, sepse eshte thjesht nje AGJENT I UDB

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kurti nuk po gjen vrime te futet

                  Tamam, eshte edhe djali i Sali nongrates.

                  Përgjigjjuni
              2. D
                Deputete Nomadike !!!!! 'i permiresoj jeten

                Si mundet nji Palaco si ky , te leshoj te tilla fyerje Bashkekombasve te tij, ne Parlament !!!!!!!!!!!!!!!!! Per cilin e mban veten ky Sharlatan ,qe i ka sosur durimin,jovetem popullit shqiptare ne Kosove ,qe pret funksionimin e Shtetit e Nji Qeverrie qe punon t'i permiresoj jeten ,popullit qe e votoj dhe i paguan rrogat si Taksapagues qe Politika t'i ndryshoj te ardhmen,e punoj per te Miren e Shtetit te Kosoves ,jo ta shtyj ate ne te tilla paUdhesi ,ngercesh e qorrsokakesh ,duke i sherbyer Armiqeve te Shqiptareve,,poe surrat Bajge e Shtypur ne Burgjet serbe , eshte ber tashme figura me e Urryer nga gjith Shqiptaria ! Cfar duhet te deklaroj me ky Antishqiptare,qe me fyerjet e tij, ben xheloze gjith Akademiket e Hales serbe me fyerjet vs Shqiptareve ,, t'i kerkoj Botes ,kthimin e Kosoves nen serbi, apo Kerkoj Hages shpalljen e Luftetareve te Lirise UCK - ta Shpalli Fajtore ,perse Mbrojten popullin e tyre nga Masakrimi i Ushtrise serbe ,dhe pse Luftuan e dhane Jeten per Lirine e Atdheut ,qe te kuptojne se A.Kurthi e ka vendin aty ,ku jan Miqt e tij - si ilir Metaj etj ?! Cdo dit qe kalon rendon Kosoven ne syt e Nderkombetareve qe mendojn,se kta s'duan Shtet ,sepse nqs do ishin serioze sdo benin Nomadin Kurthi ala te tallet ,duke hecur ne sinkron te politikave serbe e nxis vucicin te pellase Shprehjen e tyre Famekeqe ; se Shqiptaret s'bejn dot Shtet ! Nxirreni bushtren nga qarkullimi vllezer ,sa nuk eshte marre Vendimi qe pret ky KURTH nga Bota ,se ciles mundet edhe asaj ,t'i soset Durimi me kte Maskarade .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje