Plani i Albin Kurtit për ndërtimin e 2 urave të reja mbi lumin Ibër, reagon BE: S’jemi në dijeni!

20 Qershor 2025, 21:20Rajoni TEMA
Plani i Albin Kurtit për ndërtimin e 2 urave të reja mbi lumin

Bashkimi Europian as nuk është në dijeni as nuk është i përfshirë në projektin për ndërtim të dy urave mbi lumin Ibër, paralelisht me atë kryesore. Kështu ka thënë një zëdhënës e BE-së për projektin që po e shtyn përpara Qeveria në detyrë e Albin Kurtit.

Bashkimi Europian thotë se çdo vendim për ndërtim lidhur me këtë urë duhet të bëhet me kujdes dhe duke përfshirë të gjitha komunitetet e prekura.

“BE-ja as nuk është në dijeni dhe as e përfshirë në këtë projekt. Çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Ibër duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse duke përfshirë plotësisht të gjitha komunitetet e prekura”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka publikuar një fotografi të projektit që synojnë ta jetësojnë, ku shihen dy ura që do të lidhnin jugun me shumicë shqiptare e veriun me shumicë serbe të Mitrovicës.

Kjo lëvizje erdhi pak ditë pas themelimit të bordit të përbashkët të Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut.

“Memorandumi i Bashkëpunimit mes MMPHI-së dhe komunës së Mitrovicës së Veriut nisi me projektin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër që lidhin jugun dhe veriun e Mitrovicës. Ky projekt do të lehtësoj qarkullimin e qytetarëve dhe do të shërbejnë si infrastrukturë për komunikim, integrim dhe zhvillim ndërmjet dy pjesëve të qytetit. 

Kjo u theksua gjatë takimit të nënshkrimit ndërmjet ministrit Liburn Aliu dhe kryetarit Erden Atiq, ku morën pjesë edhe ministri Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri Hysen Durmishi”, thuhej në deklaratën e Vetëvendosjes.

11 Komente

  1. A
    Alfredi

    Albin Bolja eshte trim. Jo dy po 10 ura do boje dhe nuk e ca koken per Europen. Cfare eshte Europa per Albin karin kur ai ka V V dhe Albulenen. Thyjani qafen mor ketij gjarpri helmues dhe mashtruesi e delenxhiu se na cau trapin me traplliqet e tij pa ane e pa fund.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albini Rrenc

      Albin Spiuni po nderton Ure qe te Lidhi Serbet me Serbet. Kur do ta kuptoj Populli Analfabet Truthare Kosovar.

      Përgjigjjuni
      1. h
        hurlaburla

        Komunitetet e prekura nga ndertimi i urave!!! A nuk jane urat simbol i kartemonedhave Euro?

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agim

          E Albin nana rrofsh 100 vjet (nuk jam Kosovar po mendoj se keshtu ndihen ata kur u shet perralla hahaha)

          Përgjigjjuni
          1. A
            Agim

            E Albin nana rrofsh 100 vjet (nuk jam Kosovar po mendoj se keshtu ndihen ata kur u shet perralla hahaha)

            Përgjigjjuni
            1. A
              Agim

              E Albin nana rrofsh 100 vjet (nuk jam Kosovar po mendoj se keshtu ndihen ata kur u shet perralla hahaha)

              Përgjigjjuni
              1. A
                Agim

                E Albin nana rrofsh 100 vjet (nuk jam Kosovar po mendoj se keshtu ndihen ata kur u shet perralla hahaha)

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vlora1912

                  Edhe për ndërtimin e urave, BE thot kujdes....!!! Ngaqë nuk ka asgjë tjeter në mëndje veç "Status quos". Ndërsa Tejmenët e Temës bërtasin moooos, e bëri dhe një Gabim të rëndë Arbini!!! Ura po ndërton o njerëz të mirë ura. Shërbejnë për të lehtësuar qarkullimin e mallrave e njerzve, ta haj dreqi!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Afrikani Udhetues

                    Ere lumadh po 2 komunitetet jane ne hasmeri gjaku ndaj thote kujdes. Se s po e nderton ne Lushnje- Fier

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Detari

                      ska problem muslimanet dhe serbet behen bashke kunder Arberise, cdohere kurdohere!

                      Përgjigjjuni
                  2. b
                    bashkimi per drejtesi

                    Kurti dhe Vjoslla bashkë me ata që i sollën këto ura po ndërtojnë do ti po ndërtojnë pranë Urës jo për qytetar por për t,iu kundërvënë bashkësisë ndërkombëtare sepse po u duken pak sanksionet e tashme. Jemi pa Kuvend, Qeveri, pa pushtet, pa mbrojtje, por me sanksione, dhunë politike e ekonomike e psikologjike ama bash ashtu si do çetnikët serb për shqiptaret. Trutharët apo bashkëpunëtorët e pushtetarëve duartrokasin gjendjes pa rrymë, me çmime astronomike, me paga e pensione mizore, nepotizëm, MEGA afera korrupsioni, të izoluar e të armiqësuar me vendet demokratike etj. Mjerim për shqiptaret pa ata të VV.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje