Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë në gjendje të rëndë shëndetësore

26 Shkurt 2026, 10:10Rajoni TEMA
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë në gjendje

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daçiç është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është i shtruar në Qendrën Klinike të Serbisë. Sipas Radiotelevizionit Serb, ai është intubuar dhe i lidhur me ventilator për shkak të pneumonisë bilaterale.

Daçiç u shtrua në Qendrën Klinike të Serbisë për shkak të problemeve shëndetësore, konfirmoi ky institucion.

Doktori Spasoje Popeviç saktësoi se Ministri Daçiç u shtrua në spital në orën 16:30 në Klinikën e Pulmonologjisë dhe se nuk mund të japë ndonjë parashikim.

“Është shumë herët, por po përpiqemi dhe mendoj se deri diku po arrijmë ta stabilizojmë gjendjen e tij. Në ditët në vijim, ai do të na japë përgjigje se si do të vazhdojë. Ne jemi vazhdimisht pranë tij dhe kjo është e gjitha që mund të them në këtë moment”, tha Popevic.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, pasi vizitoi së bashku me ministrat në spital Daçiçin, u shpreh: Ne vizituam së bashku zëvendëskryeministrin dhe presidentin e SPS-së. Është një situatë e vështirë, por ne besojmë te mjekët, ne besojmë tek ai dhe lutemi për të.

7 Komente

  1. B
    Bobi

    E po te zune mallkimet e shqiptareve o kelysh i Milloshevicit! Ishalla e zene dhe ate bastardin e gjate me shokun e tij!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muc Xhepa,

      Ju urojme sherim te mbare per te miren dhe begatine e popullit te Serbise, ke qene dhe je nje figure e ndritur ne keto dekadat e fundit

      Përgjigjjuni
    2. u
      uçpmb (nga pakënaqësia)

      Do ti themi deputetit të Preshevës që t'ju bëjë homazhe me kuror.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Ajt ne te sateme shkofsh.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkodrani

          Mas mar... ca po m'vika keq!!!!!! Ky na ka dasht shum....!!!

          Përgjigjjuni
          1. Z
            ZOTI E GJYKOFTẼ.

            TẼ GJITHA NẼ KẼTẼ DYNJA LAHEN .

            Përgjigjjuni
            1. T
              TV

              Do Zoti mer me vete Vuçiqin dhe Sheshelin!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje