
Mungesa e guximit dhe politikbërja e bazuar në popullizëm e karakterizon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në raport me dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.
Për të dalur nga status-quoja, gjendje kjo që i shkon për shtati vetë Moskës, Murati tha se nevojiten politikanë të guximshëm që dinë të ngriten mbi situatën aktuale.
“Zotëri Kurti ka ardhur në pushtet edhe duke e kritikuar gjithë procesin e dialogut. Dhe për aq sa e lexoj politikën e tij nuk besoj që ai do të nënshkruaj diçka dhe kjo është mungesë e guximit dhe bërja e politikës duke u bazuar në populizëm”.
“Ne kemi nevojë për politikan të guximshëm që dinë çka duan dhe që na nxjerrin nga situata e status-quo në të cilën jemi”, ka thënë Murati për Ekonomia Online.
Përveç Kosovës, Murati sheh problematika thelbësore edhe te vetë Bashkimi Evropian dhe Serbia.
“Nuk shoh interesim as nga Serbia sepse ajo është e interesuar për bisedime teknike si kjo për targa të cilat nuk janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës. Nuk shoh dinamikë edhe te BE”.
“Krejt ky proces e ka një element të ri që mund të shpejtoj dhe është faktori amerikan që po dërgojnë sinjale të qarta se nuk duan status-quo dhe kjo mund ta ndryshojë dinamikën”, tha ai.
Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i është bërë thirrje nga akterë të rëndësishëm ndërkombëtar të ketë qasje konstruktive në dialog, e më së fundi nga vetë kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Zv/Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit, Karen Donfried, javë më par bëri thirrje që të dilet nga status-quoja përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë.
Shumica e politikuajve dhe anal-pisave tu Kosovës janë të mendimit se Kosova patjetër duhet ti japë diçka Serbisë ndërkohë që Vuçiçi përditë betohet (bile edhe sot ) se nuk do ta nhojë kurrë Pavarësinë e Kosovës për asnjë çmim prandaj normalisht që Albini nuk do të marrëveshje pa njohje oooo injorant e hipokrit leshi.
Visi meqe je specialist(e) i politikes se Kurtit, me spjego se pse Albini platformen e bisedimeve qe mbeshtetet nga Amerika dhe Evropa per "bisedime gjitheperfshirese me njohje reciproke" e transformoi ne "jo njohje ne fund por bisedime ku ne qender te jete njoja reciproke". Mua per vehten time me duket se ai ben politiken e Vuciqit qe bisedimet mos te perfundojne me njohje reciproke, por te bisedohet per njohje reciproke. Pse ai shmang pergjegjesine e Serbise qe te njohi Kosoven duke hedhur firmen? Asnje nuk i thote atij qe duhet te japi dicka. Kete e thua ti. Duke rene ne nivel injorantesh justifikon sabotimin e bisedimeve qe eshte qellimi i strategjise serbe deri sa kohet te ndryshojne ne favor te Serbise. Me vjen keq qe te them se ajo qe thote zotnia per Kurtin se ben nje politike populiste, nuk eshte e sakte. Populli nuk eshte budalla qe te lejoje Kurtin te beje politiken e Vuciqit. Populli eshte me te arthmen ku Serbia te njohi Kosoven...Jane pak pune te ngaterruara per mendjen tende qe e ke prere bileten me Kurt Rrumpallen.
O "gazetare" eshte POPULIZËM me L e jo me LL se lat nam