Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

11 Prill 2026, 10:10Rajoni TEMA
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një

Ambasada e Kosovës në Washington ka reaguar për ndarjen nga jeta të Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në një deklaratë zyrtare, ambasada shprehet “thellësisht e pikëlluar” për humbjen e ish-anëtarit të shquar të Kongresit amerikan, duke theksuar rolin e tij të rëndësishëm në momentet kyçe për vendin.

Jemi thellësisht të pikëlluar nga ndarja nga jeta e Eliot Engel.
Ai qëndroi pranë Kosovës jo vetëm si një anëtar i shquar i Kongresit, por si një mik i vërtetë që kujdesej për popullin dhe të ardhmen tonë. Zëri dhe mbështetja e tij erdhën në momentet kur ato kishin më shumë rëndësi dhe ata do të kujtohen gjithmonë.
I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.
Trashëgimia e tij do të kujtohet me respekt të thellë dhe mirënjohje të përjetshme.

2 Komente

  1. F
    Flamur Strruge

    Perendoi nje meteror i keti qiielli ,dhimbja eshte e maadhe ,por ne historine e njerezimit ,la gjurmeet e nje Profeti.Nje burr shteti aq modest aq i dashur,ishhte nje mik besnik i kombit tone.I pushofte shpirti ne parajse.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shefki

      Themelusi i Gjykates Speciale Kundraj ish Udheheqesve te UÇKse se bashku me Hajdar Bajraktarin e Satelitet e tyre

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje