“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”/ Organizatori i protestës së studentëve në Shkup i përgjigjet presidentes së RMV

10 Prill 2026, 19:04Rajoni TEMA

“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën

Mevlan Ademi, organizatori i protestës që u mbajt në Shkup, ku studentët shqiptarë kërkonin zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, i është përgjigjur një deklarate të presidentes së Maqedonisë së Veriut.Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ishte shprehur se “ishte e drejta dhe detyra e çdo qytetari që të dinin gjuhën maqedonase”.

Studenti Mevlan Ademi i është përgjigjur duke sqaruar se e drejta nuk mund të kufizohet në një gjuhë të vetme.

Duke dhënë shembuj nga vende si Finlanda, Zvicra apo Belgjika, studenti Ademi u shpreh se edhe rasti i tyre është i njëjti dhe nuk mund të përjashtohet nga praktikat ndërkombëtare, duke shtuar se shtetet shumëgjuhëshe funksionojnë mbi parimin e barazisë reale, jo të kufizimit.

“Mos e deformoni opinionin publik! Një juriste me përvojë duhet ta di shumë mirë se e drejta nuk mund të kufizohet në një gjuhë të vetme. Praktika ndërkombëtare e dëshmon qartë: Në Finlandë, provimi i jurisprudencës zhvillohet në dy gjuhë: finlandisht dhe suedisht. Në Zvicër, kandidati zgjedh vetë gjuhën në të cilën testohet.  Në Belgjikë, sistemi funksionon me procedura të ndara sipas gjuhës:  flamane ose frënge. Nëse argumentohet se përkthimi në maqedonisht mund të shtrembërojë kuptimin, atëherë ky rrezik është i njëjtë për çdo gjuhë. Po qytetari shqiptar që nuk e zotëron maqedonishten, a nuk vendoset në disavantazh?

Nëse shqetësimi është cilësia e përkthimit, zgjidhja nuk është kufizimi, por funksionimi i plotë i sistemit edhe në gjuhën shqipe, nga provimi i jurisprudencës deri te procedurat gjyqësore.

Nuk jemi përjashtim. Shtetet shumëgjuhëshe funksionojnë mbi parimin e barazisë reale, jo të kufizimit. Dhe pikërisht aty qëndron zgjidhja”, shkruan organizatori i protestës.

12 Komente

  1. R
    Ringjallja pellazge

    Qofte i bekuar qumshti i nënës, djali. Kjo eshtë gjuha që kuptojne kafshët e stepave. Ai vënd nuk mund te egzistoj pa maqedonsit e vërtet. Jo shki e bullgar, por dreq e djall nuk mund ta mbaj ate shtet, pa popuj të barabart. Asnje leshim, ball për ball, derisa RINGJALLJA shqiptare te shkoj ne trojet e veta me Manastirin si kryeqënder te shqiptaris, dhe jo vetëm kaq. Lufta per RINGJALLJEN e ortodoksis shqiptare ne Maqedoni te jet detyre po aq e madhe sa dhe beteja per gjuhen shqipe. Ortodoksia shqiptare dhe Gjuha Shqipe duhet te shkojne në vëndin që meritojn.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shmili

      ringjallja ortodokse shqiptare, ose ringjallja shqiptare ortodokse, këmbon bukur dhe do entusiasëm dhe seriozitet. jemi ne, jeni ju shqiptarë ortodoksë që trazuat shpirtin shqptar në trevat dardane-shqiptare

      Përgjigjjuni
    2. H
      Haka Tekizoti

      Bravo! Përgjigje jo vetëm e drejtë por edhe dinjitoze.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Ccc

        Më pëlqen. Djalë i formuar nën diskriminimin sllavo maqedonas Të uroj sukses në kauzën e drejtë

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bravo

          Bravoooooo!!!!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pa Diplomaci

            Gardanka Karbauc.....Gjuha qe keni ju nuk eshte Maqedonase sepse doni ju??Eshte nje Perzjereje e Sllaves me Rrenje Bullgare dhe Serbokropatisht..e more veshe moj Buce e ndyre?? 1-Shqipetaret jane Popull Autokton qe kane gjuhen e tyre Shqipen..e Trasheguar nga Ilirishtja dhe e Formezuar ne Arberishhste-dhe Gjuha Moderne Shqipe..pa Humbur asgje nga Bazat e saj.. 2-Nuk ka Gjuhe Maqedonase.....ka nje Krahine qe quhet Maqedoni, qe dikur i perkiste Popullesise Iliro-Maqedonase..me perzjerje Helene. @@Kemi bere Semenari te Gjuheve ne Gjermani dhe Nuk ka Baza te nje gjuhe qe quhet Maqednishte......(Maqedonishtja e soteme, eshte Dege e Nje Theksi Sllave...me baze Serbo.Kroatishten-Bullagrishte... @@Shqipetaret jane Shteteformues ne Mini-shtetin qe quhet Maqedoni, nese doni Gardanska...ne si SHQIPETARE KERKOJME SHKEPUTJEN DHE BASHKIMIN ME NENE SHQIPERI.....Vete Emri Gardanka..nuk ka asnje Lidhje Praktike me Maqedonishten e Lashte..por me Sllavo-Kroatishte-Bullgarishte...

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lina

              Bravo këtij djali ! Shqiptar i vërtetë

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shkupi

                Djali është në rrugën e tij. Por, me naivitet janë pranuar lloj- lloj formulimesh për gjuhën në Marrëveshjen e Ohrit. Neni për gjuhën këndej thotë se është zyrtare andej e kushtëzon përdorimin dhe bën se mund të përdoret vetëm në komunë dhe organet e sajë, për asnjë vend pune nuk kërkohet dygjuhësi. Pra mashtrimi është bë që në Marrëvrshjen e Ohrit. Këto gjëra janë fut në Kushtetutë.

                Përgjigjjuni
                1. b
                  bashkimi për drejtësi

                  Bravos djalosh, ke thënë të drejtën legjitime e demokratik por kujt?!. Por kujt i thua një politikane që përfaqëson VMRON dhe VLAN që nuk duan të njohin as kombin as fenë as të drejtata e tyre kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembull në Kosovë për pakicën serbe me përqindje rreth 5 % dhe nuk flasin shqip nuk kontestohet gjuha dhe kanë 10 % - 10 vende të rezervuara më Kuvend. Në Maqedoni nga VMRO e VLAN nuk vlejnë ligjet për të drejtat dhe barazi kombëtare edhe pse janë 1/3 e popullsinë - kombin shqiptarë në Yllirid. Çfarë shovinizmi sllavo maqedonas.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Studente e trojeve tona te shkojne ne Shkup

                    Studentet shqiptare nga gjithe Ballkani duhet ti bashkohen protestes se Shkupit, ndryshe haram tu behet qumeshti nenes. RMV duhet ta mesoje njehere e mire se pa shqiptaret ajo nuk mundet me ekzistue si shtet.

                    Përgjigjjuni
                    1. Q
                      Që të flasim qartë

                      Dy tre gjëra pa rëndësi. Në Zvicër provimi jepet në gjuhën që përdor kantoni. Pra po të jesh në Tiçino do e japësh provimin në italisht. Në Gjenevë - frëngjisht. Në Zurih dhe Sankt Gallen gjermanisht Po ashtu në Belgjikë provimi jepet në gjuhën që ka universiteti. Ka universitete flamande dhe po ashtu frankofone. Edhe ata që kanë mbaruar universitetin e Tetovës kanë të drejtë t'i japin provimet në shqip. Ndërsa ata që i kanë ndjekur mësimet në gjuhën maqedonase duhet t'i japin provimet po në atë gjuhë. Ndofta shqiptarët duhet të kërkojnë një shtet federal maqedonas. Ndryshe duhet të krijojnë një shtet paralel. Por edhe "Vlen" edhe BDI-ja e Ali Ahmetit i janë ngjitur qeverive maqedonase si muti pas këpuce. Edhe kur maqedonasit mund ta krijonin qeverinë pa votat e shqiptarëve. Pra është një problem i ndërlikuar, që partitë shqiptare e kanë ngatërruar edhe më shumë.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Prespa

                        Në Maqedoni është krijar një urrejtje patolugjike për shqipen.Në kohën e fundit nuk ka më maqrdon që të fletë shqip edhe nëse e dinë Ato urrejnë pafundësisht nëse dikush nga ata të flet një fjalë shqipë .Shkurt në të ardhmen e afërt nuk ka shansa që shqipja të përdoret në praktikë.Shqiptarët në vende pune nuk guxojnë shqipë.Në rrugët e maqedonis hiqet shqipja me të nadhe.Nuk është puna e vetëm provimit…,diskriminim total i shqipes në gjithë maqedonin.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje