Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani kërkon sqarime nga Kushtetuesja për pasojat juridike të moskonstituimit të Parlamentit

22 Korrik 2025, 16:47Rajoni TEMA
Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani kërkon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri më 26 korrik – afati i përcaktuar nga gjykata më herët përmes një aktgjykimi.

“Kërkesa jonë sot, në esencë, është kërkesë për sqarim të pasojave juridike të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh”, tha Osmani në një konferencë për media.

“Çdo afat i detyrueshëm kushtetues dhe çdo moszbatim duhet të ketë pasoja juridike, por ato nuk janë sqaruar në aktgjykimin paraprak, kërkesa jonë sot në esencë është kërkesë për sqarimin e pasojave juridike të moskonstituimit të kuvendit brenda 30 ditësh”, tha ajo.

Sipas Osmanit, qëllimi është që të sqarohet situata për moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit 30-ditor dhe të sqarohen se si ushtrohen kompetencat e secilit institucion kushtetues, në mungesë të konstituimit të një prej shtyllave kryesore të parimit të ndarjes së pushteteve, që është Kuvendit.

Po ashtu, “duhet të sqarohet se çfarë ndodh nëse Kuvendi konstituohet pas 26 korrikut”, tha ajo.

Osmani tha se në kërkesën e dërguar në Kushtetuese, që ka të bëjë me zgjidhjen e konfliktit të komptencave, ka paraqitur edhe masë të përkohshme për pezullimin e afatit 30-ditor të Kushtetueses.

“Kërkesa për masë të përkohshme është mundësi që të shmanget futja e institucioneve në një bllokadë pa fund, dhe hyrja në një situatë ku institucionet do të mund të konstituoheshin në një mënyrë jokzushtetuese dhe do të ishin të pasafatshme”, tha e para e shtetit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka obliguar deputetët që ta konstituojnë organin ligjvënës deri më 26 korrik.

Më 21 korrik, deputetët për herë të 50-të dështuan të konstituonin Kuvendin e Kosovës, pasi partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë po kundërshtojnë ndryshimin e mënyrës së votimit për kryeparlamentar nga i hapur në të mbyllur.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë cilësuar si figurë përçarëse të propozuarën e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të votojë asnjë të propozuar nga LVV-ja për kryeparlamentar.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tijka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, parti së cilës tha se i ka bërë ofertë konkrete.

Kreu i LVV-së, partisë fituese të zgjedhjeve të shkurtit, tha se shpreson që bisedimet me partinë e Limajt të finalizohen gjatë kësaj jave.
“Këtë fundjavë do ta kemi lajmin për marrëveshjen e arritur ose mungesën e saj”, tha ai.

Në Kuvendin e Kosovës me 120 ulëse, nevojiten 61 vota për të votuar me sukses emrin e ri të kryekuvendarit.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituesja e më së shumti votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i ka 48 ulëse në Kuvend, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 24, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9 dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla. Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave.

Vetëm Nisma Socialdemokrate i ka tre deputetë në Kuvend. Përveç Limajt kjo parti përfaqësohet nga Xhevahire Izmaku dhe Arbëreshë Kryeziu.

Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka sinjalizuar më parë se shtatë deputetë të pakicave joserbe do të votonin pro konstitutimit të Kuvendit të ri dhe një qeverie të re të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një skenar kur Lëvizja Vetëvendosje, deputetët e Nismës dhe shtatë të pakicave do të votonin për konstituim të Kuvendit, do të duheshin edhe tri vota për finalizim të procesit me sukses.

Deri më tani, deputetët e pakicave, Duda Balje, Veton Berisha dhe Adem Hoxha janë deklaruar se nuk ofrojnë mbështetje pa u plotësuar kushtet e tyre./REL/

4 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Kur nuk e din ti si komandante supreme se çfar ka ndodhur dhe çfar duhet ba ateher pse ke pritur deri sot moj presednike, dhe me gjithe krizen ne kosove tash e 6 muaj ti shetitesh sa ne ameliken e kurrcit sa ne shtetet arabe, por per ti ra shkurt ksaj pune pse nuk kerkon shpjegime nga doktor nauka magar nezir krreki e magar akademik analfabeti bahtiri e ska dyshim se edhe ish nenkryetari yt krimineli peci speci bashk me ate muslimanin burr i mir nga serbia te japin ide ma shpejt se kushtetuesja qe nuk e njeh as ti as kurrci,prandaj kjo eshte vetem nje arsye per te zgjatur kjo valle.

    Përgjigjjuni
    1. D
      DG

      Per mua pasojat me te renda jane ato politike se sa ato juridike. Kurti mund te futet edhe ne burg per keto sabotime qe po ben, por pasojat e kesaj veprimtarie agjenturore jane me afat te gjate. Bota fillimisht mendon se populli i Kosoves nuk eshte ne nivelin e popullit dhe per pasoje nuk meriton shtet....Pra serbi ferkon duart per mencurine e organeve te veta te korruptimit te udheheqesve te popullit albanez, me fal shqiptar, me fal dardan, me fal pordhanet e Kurtit, qe akoma nuk dine nacionalitetin....

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatosi-kosove

        Nje lutje kam per mender presednike osmanka dhe mretin kurrci, ne vend se te bani shou mediatik si dikur shoqata nane hamidja konference per media me dyer te mbyllura, merruni me punet e kosoves o te mjer shifni sonte serbia e paska arrestuar edhe nje ish ushtar te uck-s per te cilin me vjen qudi se si ka menduar te kalon neper serbi kur ka qindra rruge po çfar ti bajm familjes se ai e ka kerkuar le ta vuan, kete e them nga dhimbja e jo gezimi o shqiptar, kurse kriminelet serb kur arrestohé komandantja e mreti shtyhen cili do ti liron i pari qe tju tregon botes se sa demokrat jemi ne e kur bahet fjale per zgjedhjen e kryetares sé kuvendit kurrci por tash doli ne siperfaqe se.edhe osmanka kan te njejtin qellim, sharjen dhe fyerjet ndaj opozites.

        Përgjigjjuni
        1. Osmanko Kosova aut

          jo jo kjo fort mirë po e luan lojën e Kurtit dhe bënë politik karkaleci dyfytyrëshe dhe mashtruese ordinere. Tash Kushtetuesja na qenka ajo që duhet ta shkel Kushtetutën çfarë kërkese qëllimkeqe i Presidentes për ta thelluar krizën dhe ta fundosin shtetin e Kosovës dhe demokracinë për hir të Vuçiqit - faqja zezë për Kosovës martire.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje