Zbret nga vetura si të ishte kthyer nga një samit ku ishte shpallur njeriu më i rëndësishëm në Ballkan. Truprojat i hapin dyert e makinës me një lëvizje që i ngjan ritualit të ruajtjes së një arke të shenjtë.
Kadillaku i zi lëshon një nuancë të lehtë dramatike, ndërsa Pëllumb Pilinçi hedh hapin e parë me ngadalësinë e një burri që e di që kamerat po e ndjekin. Dhe sytë i ka të stërvitur jo për të parë përpara, por për të mbjellë përshtypje. Një presidenti që nuk është president. I një njeriu që ka parë shumë filma komedi dhe ka vendosur ta luajë vetë rolin.
Ai nuk ka ardhur të flasë. Ai ka ardhur të hyjë. Siç hyjnë figurat në legjenda që i shpikin vetë.
Ka ndonjëherë momente në histori që nuk kanë nevojë për koment, sepse janë vetë shfaqje. Ka ndonjëherë shfaqje që nuk kanë nevojë për regjisor, sepse komedia luhet vetvetiu. Dhe ka disa njerëz që hyjnë vetë në skenë, pa ftesë, pa pagesë dhe pa ndërgjegje. Sepse besojnë se janë protagonistë, ndërkohë që janë vetëm dekor.
Një burrë ecën në Theth, flet për Kanunin me thekse të shpikura dhe një teatralitet që do ta kishte zili edhe ndonjë sekt shpirtëror në malet e Indisë. Aty tregon se burrat nuk mashtrojnë, nuk rrejnë dhe nuk harrojnë.
Disa javë më vonë, ky burrë zbret në Prishtinë dhe paraqitet si nismëtar i një Republike të Re, përkrah dy profesorëve të shquar të mendjes juridike kosovare: Ismet Salihu dhe Mazllum Baraliu.
Po. Ai që dikur predikonte drejtësinë penale në Universitetin e Prishtinës, tash rri në tavolinë përballë një skenari që flet për presidentin, kushtetutën dhe një sistem politik që nuk ekziston. Dhe tjetri, dikur i fortë në komisione dhe në interpretimet e zgjedhjeve, tash ulur si vëzhgues në një teatër improvizimesh ku mungon edhe skenari, edhe ligji, edhe logjika.
Kur Salihu dhe Baraliu ulen në tavolinë për të dëgjuar fjalime pa kokë, atëherë e kupton që diploma s’të mbron nga marrëzia, por ndonjëherë e stolis atë.
Salla nuk kishte dritë skene, por gjithçka ndriçohej sikur aty të ishte shpallja e një Kushtetute të re. Tavolina ishte rrethore, e ngritur me kujdes për të krijuar iluzionin e barazisë, por të gjithë e dinin se sytë nuk ishin aty për profesorët. Karrigia e tij ishte pak më e lartë. Dhe ai e dinte.
Në anë të majtë rrinte Ismet Salihu – profesor i së drejtës penale, një njeri që për dekada i ka mësuar Kosovës çfarë është krimi dhe çfarë është ligji. Në të djathtë ishte Mazllum Baraliu, dikur i përditshëm në ligjërime kushtetuese, një nga zërat që përfaqësonte rregullin zgjedhor në vitet e pasluftës.
Të dy kishin sjellë me vete heshtjen. Të dy ishin të kthyer më shumë nga ai që fliste sesa nga ajo që thoshin vetë. Dhe ndërsa ai e ngrinte zërin, ata e ulën dinjitetin. E përhumbur në atë radhitje karrigesh, Kosova dukej sikur kishte harruar se për çfarë duhej të ishin këta njerëz aty. Ishin ftuar për të prodhuar legjitimitet. Por dolën me fytyrën e tyre të vërtetë, figurantë me tituj, profesorë me heshtje, burra me grada që i përkulën fjalës boshe.
Kishte kamera. Kishte mikrofon. Kishte edhe një fletë që mbahej në dorë – siç mbahet ndonjëherë një testament që do të lexohet para kohe. Ai fliste me ngulm, por salla nuk merrte ngrohtësi. Sepse në atë dhomë, edhe nxehtësia ishte false. Vetëm dritat ishin të vërteta.
Ai e dinte që po bënte teatër. Por nuk e dinin ata që duartrokisnin.
Ka ndodhur shpesh që kryeministri i Shqipërisë, me batutat e tij të zakonshme, të jetë tallur me ndonjë figurë publike apo me ndonjë absurditet të radhës në Ballkan. Por këtë herë nuk ka pasur nevojë të shkruajë skenar. Sepse realiteti i tejkalon edhe batutat më tallëse të imagjinatës së tij.
As skenari më i pabesueshëm i satirës së tij nuk do të përfytyronte një skenë ku Ismet Salihu, autor i dhjetëra teksteve për të drejtën penale, do të pranonte të jetë figurant në një republikë fiktive, të shpallur me entuziazëm para kamerave të një darke me shije vetë-admirimi.
As imagjinata më groteske e një regjisori që prodhon humor të zi nuk do të përfytyronte Mazllum Baraliun, një figurë që dikur e përfaqësonte boshtin e zëshëm të demokracisë zgjedhore, të shndërrohej në sfond të një loje që nuk e di as vetë si fillon dhe si mbaron.
Në këtë spektakël, nuk kemi të bëjmë më me ironinë e zakonshme që ushqehet nga padituria. Kemi të bëjmë me një tallje të heshtur që mbështetet nga njerëz që duhet të ishin roje të dinjitetit universitar. Por që tani janë të lumtur të ulen në krah të një politike që i përdor për një episod që s’do ta shohë askush për herë të dytë.
Po, të dashur qytetarë: kjo nuk është më as komedi, as tragjedi, as sarkazëm. Kjo është thjesht zbrazëti me mikrofon. Dhe brenda kësaj zbrazëtie, dy figura të dijes bëhen bashkëpjesëmarrës të një rruge që nuk të çon as në Republikë, as në drejtësi, por vetëm në një galeri të shëmtuar kujtimesh ku mendja humbet kuptimin, dhe heshtja bëhet pranim.
Nëse edhe profesorët tanë më të vjetër janë të gatshëm të veshin kostumin e figurantit, atëherë s’na ka mbetur tjetër veçse ta përqafojmë këtë farsë si pasqyrën më të sinqertë të kohës sonë. (Albanian Post)
Keta Salinj e Mazllumer qe predikojne bashkim me kombin meme, perdite e me shpejt po e cojne Kosoven ne gjirin e kasapit qe ja kane provuar hanxharet. Udhe e mbare ju qofte e zoti ua befte te lejte kryqezimin, se Shqiperise nuk kane ci bejne sharlatane te tille qe cdo dite rrezojne e ngrene qeverri.
Nje pencionist ka ikur nga spitalet e amerikes per te rrezuar km... po me dhembin muskujt e barkut nga e qeshura...
Të më falësh, për "korigjimin" jo pensionist se ata janë njerëz të nderuar, por një "i rrjedhur" është arratisur nga spitali në Amerikë. Dhe falë Zotit që u shfaq në Theth për t'ia u bërë më të lehtë, autoriteteve kapjen e këtij njeriu "të rrezikshëm".
Mire ky cari ka pjerdhur nga mendja me keq nga saliu,por keta loqet qe e shoqerojne ku i con mendja kaq shume dollar ka ky qe paguan keta loqet
Se kuptoj pse ky shqipfolësi qe ka bërë këtë shkrim pse paska frikë dhe nuk vendos emrin e tij,apo qenka një spiun i UDB apo ish sigurimit të shtetit ! Shkruaj sa te duash o spiun o i shitur te serb,ti nuk ke çfare ti bësh një patrioti të madh ,Rilindesi të shekullit 21 Pëllumb Pilinçit sepse ai dhe partia e tij do zhdukë klikat antishqiptare te hajduteve me të gjithë sherbetoret e tyre .
Veje ti i pari emrin tat o "dardan turqie", meqe qeke bure e s'paske frike! po si duket qeke nga ato bolet mbrapa n'foto, qe shikon endrra me shpata e mic sokola.
Ec aty plako, se me kete Pilinçin (paçe koke dhe kembesh) na e bere mishin kokrra-kokrra... Edhe Rrapush Xhaferri do ta kishte zili kete pellumb sorrën e inço-hiçin ahahahahahahahahaha...........
O Dardan i leshit dhe i preshit po pse me këta të rrjedhur e koqe kandari do zgjidhësh problemet. O shoku nisur nga emri: si mundet që një personazh me emrin më qesharak turk MAZLLUM mund të bëjë një gjë të hajrit?
Endra me sy hspur ti dhe pilici..o zot cfare besojne njerzit..ende besojne te fantazmat…per ti auajtur rilindas ,,haha
O dardano o na rrofsh Karin ti me ket Karin tjeter pilivesa pilinci karit o bole!sa trapa ini mor burre mjaft te dali njoni e te premtoje te gjithe mrapa,po si duket je i ri e nuk ma men cekun e bardhe te atij robqimit vicidollit.
Hajde loqe hajde, Pellumbi rilindes ??!! Ahhhhh popull kar. Pellumbi vetem me personazhin e Aleks Xinxen krahasohet apo me Don Kishotin.
Dardan ari qenke me ar si ky që eshte arratisur nga çmendia! Deri sa ka njerëz si ti kur një i çmendurit han mut dhe u duket si mjaltë, ky vend do jetë fushë për karagjozë dhe humor që të bënë për te qarë
O Dardan Hera e pare qe e degjojme kete emer qe ti e quan PATRIOT te madh te Rilindjes se shek. 21 Pellumb Pelinci , cfar kontributi ka dhene gjate ketyre 80 vjetesh pervec se eshte aratisur nga Shqiperia ??? Rolin nuk ja dim ne si popull mbase dhe spiun i rekrutuar , per kete merite e quan Patriot ??? E kam degjuar ne nje portal qe kane hapur Shpresa Demokratike nje gje me beri pershtypje kur i bente thirje sali berishes dorezohu se nuk do te ndodh gje , une te vura une do te heq , te pakten keshtu e kuptova ??? Po kur ai i fal tere ato krime dhe shkaterime qe i beri ketij vendi krimineli berisha si do ta besoj ky popull qe ka ardhe per qellime te mira dhe do te na nxjer nga hallet qe kemi ??? Une them Ai ka ardhur me mision te shpetoj kriminelin sali bashke me banden e vet ??? I kane dhene fjalen qe ne do te mbrojme prandaj ti bjeru me top shqipetareve se nuk te gjen gje na ke ne ??? Ky eshte misioni i pellumb pelincit se ndryshe do e kishte denuar ??? Zoteri me kadillak nuk te besojme ne si popull dhe nuk do te kesh mbeshtetjen tone ????
Pëllumb Pilinçi ka të drejtë. Po ishe idiot shqiptarët të bëjnë lider... Prandaj mirë e ka o,ce mos t'a provojë gjene
Pilinçi, ky Don Kishoti në variantin shqiptar.... A ka fëmijë ky idiotë ta mbajnë prej rripi???? Pu pu pu.. çfarë turpi!!
Po te kishte rrypa per keta budallenje do kishin lidhur non graten, po bejne pordhet e fundit
Femijet po e suportojne babane e tyre financiarisht ne endrren e tij per te "bere kombin shqiptar". Cuditem si nuk flet ambasada amerikane per qendrimet qe mban Pilinci edhe ne emer te tyre ose si "i derguar i Amerikes"..
Dardan kari ai eshte nje cop debil plak I rrjedhur si sala dhe sa gjysma juj aty ne kosov debila .
Po të ishte gjallë Jarosllav Hashek mund të bënte edhe një kryevepër të dytë. Po ne shqptarët a kemi ndonjës shkrimtar të llojit të Heshek-ut të Çekëve ???!! Po brrylin, lolitën, jeta osht qef etj. mos i kemi të paguar nga Kadillaku??? Ah sikur të rronte Musaraj, Qamil Buxheli, Drieroi !!!
Pse merreni me Pellumbin dhe Jenisherin, ata tanime jane te provuar se kane luajtu nga fiqiri. Çuditem si nuk e kuptojne familjaret e tyre qe ata kane rreshqitur dhe i lejojne te beje gallate publiku me ta.
Bajraktaret shqipëtarët nuk kanë munguar kurrë gjatë historisë duke krijuar minishtete. Për të qeshur e per të qarë.
Kush ka prova që ky Pilinçi është trap është i lutur t'i publikojë për të respektuar të drejtën për informim të publikut.
po doli me ze e figure kur tha qe Blinken me merr ne tel cdo 1 ore te me pyes si jam
@Dardani Or UDBASH që hiqwsh si Dardan. Po që në krye të shkrimit e ka thënë emrin dhe mbiemrin e pili idiotit, po ty të ka vu UDB-ja të shruash ato që shkruan. Un që po të shkruaj jam Elbasanlli, nuk kam asnjë lidhje me Kosovën e me ju: si me ty edhe me Albanian Post, po s’e duroj dot këtë lëtyrësinë tate !!!
nga eshte ky k*rri me syze?, ka ndonjeri te na thote me shume per kete debil me kadillak
Amon felixo se ate desha me pyt dhe un po ky dardan kari nuk te len,nga osht e kush osht ky pilinci me kardillak?
Unë kam një pyetje tjeter : A din gjë Amerika për këtë person që emrin e paska të bukur por që qenka bosh përbrenda . Ky ngado që shkon flet në emer të Amerikës dhe thotë që: Mua më çon Amerika kudo dhe për çdo nevojë që ka . P. Sh këto medjat shqiptare dhe opinionistat tonë e thërrasin nëpër studjo dhe krenohen e nuk e di për çfarë krenohen se ky far Pëllumbi nuk përfaqëson asgjë veç ndonjë çoban bagëtishë i pa shkollë mund të flasë broçkulla të tilla dhe këto përfaqësues të medjave tona hapin sy e veshë duke e parë e dëgjuar . Ai thot që un kam vendos Ramiz Alinë , Sali Berishen etj me porosi të Amerikës . E pyes edhe shtetin Amerikan a e njihni këtë farë burri dhe çfarë përfaqëson dhe a po ja gjeni ndonjë vend në Guantanamo .
Bravo e siguruate sufllaqen dhe per sote. Deri tani ankoheshit qe Rama psikopate dhe Sala kriminel. Vjene nje I ri ne politike dhe ne vende qe te analizoni programin filloni sharjet. Fatkesesisht jane aktivizuare UDB ne te dy anet me sharje dhe ofendime. Po ju o kazan dhe mediat sociale ngelet cdo dite duke duke reklamuare princin dhe gruane e dyte. Asnje nuk flete per princin pa mbreme. Apo rendesi ka qe princi nuk I bene hije dy metered shqiptare ciftit Rama-Berisha
Pilinci eshte i vetmi njeri qe po ja cerr masken Gjakdhjerve gerrrko arrixhinji albanistani ....
Messerschmitt arixhijte te shkerdhefin pragun,se jan shum her ma te mire e ma burra se tej o pis.
Qe ka aktore te medhenje Hollivudi qe kan luajtur role te cmendurish e dime , po qe teket te cmendur te luajne te cmendurin se kishim pare e degjuar
.....nuk kalohet behari pa keta idjota dhe mire picklinci qe ka rjedhur por keta shuraker qe qendrojne mdrapa . I ka goditur dielli mbeten cyryk . Haaaaaa Selami jenisheri dhe ky kari prof jane estrada haaaaaaaaaaa o te pjerdhur haaaaaaaa
Shkrim shume cilesor dhe me permbajtje, por qe ka lene ne harrese, nje zhvillim egzistencial: Shqiperia dhe me shume se Shqiperia, Kosova, jane rikthyer dhe funksionojne si nje qenef turko-arab, i vene ne funksionom tani, nga bastardet turcelinj vendas. Ka pordhe-soret, kosovare, qe duke vene masken, kopjojne librat e perendimit, por brenda kane mbetur, si te paret e tyre, sherbetore te dushmanit, aziatik, qe i paraqesin dhe targat, qe vazhdojne te mbajne; mazllum, ismet, etj,
Shoqatat e dala nga Lufta e Lavdishme e U Q Kse duhet te dalin me Reagim lidhje me ket person qe e perdor Logon apo shenjen e U Q Kse pran ksaj Flliqsire qe kush zdi gje per te. une tash 40 vite ne SH B A nuk paskna ndigju per ket person. sa ma larg tradhtareve te Atdheut. deshiroi te komentuesit qe ta vejn enrin e mbiemrin e vertet kshtu e lyp Burrnia. SHefki Mexhani SH B A
Më thuaj me kë rri, të them kush je, thotë populli. Mir ky pilliçi, ato aktoret tjerë që janë ose ksnë qënë dikushi më pare, përjashto ato që bëjnë sikur ruajnë kokën e botës, në fskt ruajnë po sdi nga e ruajnë, se vetëm një qesharak, nuk sulmohet, sepse sulmi tijë është, kur qeshim ne. Budalliku s’ka brirë, ka budallenj që sbëjnë dëm, harxhojnë ato lek që kanë, dhe rrinë e mut hanë.
Këtë njeri në vënd që ta lidhë këmbë e duan policia e len të bredhë si Skëndërbeu.Para 6 muajsh fliste nëpër televizione:do arestohen 70 deputetë,do arestohen kaq e aq pronarë televizionesh,do arestohet Ram dhe gjithë qeveria,do krijohet qeveri teknike etj etj budallëqe si këto.Asgjë nuk u bë.Kush paguan xhanëm që breth nëpër shqipëri me roje me me etj ejt?Ku ka katandisur Shqipëria të presë përparim nga njerës të çmëndur dhe analfabetë...Si mundet ky njeri i shëmtuar të jetë profesor?Të jetë i dërguari i departamentittë USA-së.?
Adem Jashari, do t'i peshtynte dy ganytyrar kosovare qe i qendrojne ne krah profesorit nga Amerika. Zhuljeta Begvarfi.
Jemi Popull qe meritojme gjithcka ! deri sa lejuam mbas 45 viteve Dikature kermen kriminelein sali ! dhe shume te tjere plehra si nga PS apo PD apo nga Ai plehra tjeter qe te tyhente carin ne mese Gimi me tha 7 % ...Popull qe kemi merituar gjithcka si Dikaturen dhe Skllaverimin..
Jemi Popull qe meritojme gjithcka ! deri sa lejuam mbas 45 viteve Dikature kermen kriminelein sali ! dhe shume te tjere plehra si nga PS apo PD apo nga Ai plehra tjeter qe te tyhente carin ne mese Gimi me tha 7 % ...Popull qe kemi merituar gjithcka si Dikaturen dhe Skllaverimin..
Messerschmitt ; po s'ishit për një kapital ; rimont - për gjakujë - te T. Blushi, ka nevojë .
SHTET I PA ZOTË.A ËSHTË E MUNDUR QËNË TERITORI SHQIPTAR TË KETË GOMARË TË QË KRIJOJNË SHTET PARALEL?AS NË PERIUDHËN E ZOGUT NUK NDODHI DHE REV.QERSHORIT U SHTYP ME GJAK, KURSE NE TË JAPIM VOTË O EDVIN KRISTAQ RAMA DHE TI QESH. JO MIRË BËNË QË QESH POR AJO TË KETË PAS EDHE NGJESHJEN.DERRI MERRË VESH VETËM ME PLUMB O KRYEMINISTËR O PROKURORI GJYKATË. ORG.TË DREJT. MOS U KUJTONI ME INICIATIV VETËM PËR RROGAT.
Mos u tallni me dollarin Amerikan!
Qenkan shtuar shumë budallenjtë, unë kujtova se kishte vetëm një “dardan”, i cili bënte shaka, por jo, si duket vapa, vapa…! Po mirë more qatipa, mund ti thoni patriot, se patriotizmi është siç e ndjen, mund ti thoni që edhe e mbështetka Amerika, hajde se pranohet, por ti thuash këtij injoranti, me kuptimin e drejtëpërdrejtë të kesaj fjale, pra një njeri i paditur, qe nuk ka njohuri, ti thuash Rilindas i shekullit të 21, është turp i madh, nëse e kanë patur seriozisht. Rilindas të shek. 21 kemi Rexhep Qosjen, kemi patur Moikom Zeqon (ndjesë pastë) kemi patur Arbër Xhaferin (ndjesë pastë), Ibrahim Rugovën (ndjesë pastë) etj, etj, por që mbërriti puna deri te ky plaku matuf, “Pulumbi Pilinçiu” të quhet Rilindas… bo bo… bravo dardan, me kaq kuptoj se çfarë niveli duhet të kesh vetë, por je përpjekur të imponohesh me ndjeshmërinë e emrit “dardan”. Rroftë plaku i curuflljepsur “Pulumbi Pilinçiu”, kokra e gomarit bashkë me gomerët që pëllasin bashkë me të.
e cudicme ,nje here zogu ,nje here pellumbi .po vetem burra me emra shpendesh po luftojne per ta shpetuar kete vend ? ishalla nuk iken shpejt te kemi mundesi te qeshim pak .karikaturat r shtjefen palushit dhe kapexhiut jane ku e ku me keto karaktere .kushedi sa qesh kryeministri me kete karagjoz .cdo tingull qe ai nxjerr nga goja eshte nje anekdote e papare ,le me pastaj fjalia ,eshte nje komedi brilante .
Kam përshtypjen se pamjet me kadillakun dhe truprojat viganë janë pjellë e Inteligjencës artificiale, pra, jo reale. Të tjerat, poooo. Karagjoz komplet.
Pilinçi për të gjithë ju qe e shani jua ka dhënë përgjigjen "jeni spiunë serbë ,e di kush jeni përfshire edhe ate të Albanian Post qe sjell grrurë me helm nga Serbia,ju a kam dosjet emer për emer,dhe se shpejti do ju arrestoj dhe gjyqin do tua bëj te kali i Skënderbeut." O shqip folësa,Pilinçi nuk flet kot dhe ambasada amerikane nuk e prek