Serbia merr 100 mijë punonjës nga Gana për të përballuar krizën

21 Korrik 2025, 16:34Rajoni TEMA
Serbia merr 100 mijë punonjës nga Gana për të

Gana dhe Serbia kanë vendosur të bashkëpunojnë në fushën e arsimit dhe lëvizjes së fuqisë punëtore. Ministri i Punëve të Jashtme të Ganës Samuel Okudzeto Ablakwa deklaroi se ka arritur një marrëveshje me Serbinë për dërgimin e më shumë se 100 mijë punëtorë nga Gana në një vit.

Ai tha se Serbia ka dhënë 51 bursa për studentët ganezë dhe planifikon të japë edhe 30 të tjera këtë vit. Në këmbim, Gana ka ofruar bursa për studentët serbë të interesuar për studime afrikane.

Sipas ministrit, Gana synon të bëhet vendi i dytë afrikan, pas Egjiptit, që nënshkruan një marrëveshje për lëvizshmëri pune me Serbinë.

Të dyja vendet diskutuan gjithashtu bashkëpunimin në industrinë minerare dhe atë teknologjike. Ministri u bëri thirrje investitorëve dhe sipërmarrësve serbë që të eksplorojnë mundësitë në Gana.

Ndërsa Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Duriç, e përshkroi Gana-n si një partner kyç rajonal, ku të dy vendet riafirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në zhvillimin ekonomik. Ai tha se vizita shënon vazhdimin e lidhjeve historike që nga koha e presidentit Josif Tito.

5 Komente

  1. K
    Kapterri

    Ganezet nuk ja thone hiç per pune,demela classic.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Plasi kari i zi ne Serbi

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bobi

        Ganezi oren e pare punon si superman dhe oren e dyte ja futen gjumit...

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vazhdimësi

          Sikurse Milošević-i që i pat marrë 100 mijë kinezë për ti bërë shantazh Europës. "Shikoni, po më hidhëruat, ua bi miliona kinezë në Europë!" Tash me ganezë.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rama Vučić

            Lexova diku se edhe Shqipëria po merret me ganezë.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje