Ngërçi politik, Kallas: Zgjedhjet e shpeshta në Kosovë vonojnë dialogun Prishtinë-Beograd

11 Maj 2026, 10:30Rajoni TEMA
Ngërçi politik, Kallas: Zgjedhjet e shpeshta në Kosovë

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, konfirmoi se ciklet e shpeshta zgjedhore në Kosovë janë arsyeja kryesore përse, prej kohësh, nuk ka pasur një rund të ri dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, në nivel liderësh.

Ajo u tha gazetarëve se ka gatishmëri si nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ashtu edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për një takim në kuadër të dialogut, por se shpallja e zgjedhjeve të reja të parakohshme në Kosovë e ka shtyrë sërish procesin.

“Ne, në fakt, kishim planifikuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës – dialog politik në nivel të lartë. Kishim pëlqimin e të dy liderëve – nga Kosova dhe nga Serbia – por tani po afrohen sërish zgjedhjet në Kosovë, gjë që natyrisht e shtyn procesin”, tha Kallas.

“Unë, megjithatë, po punoj veç e veç me të dyja palët që të mund të vazhdojmë me zbatimin e marrëveshjeve që tashmë janë në fuqi”, shtoi ajo.

2 Komente

  1. S
    Sa e cmendur edhte gjysa e dardaneve

    Kallas eshte krejt gabim, nuk ka pse te kete dialog sepse dardanet jane shndrue tashme ne gabele serbe.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Historian amator

      I vune dhe emrin Dardan vetes pa pike fakri hahaha. Ata shumica jane nje miks blegtoresh te zbritur nga Shqiperia e veriut, me Serbe myslimane e Turq.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje