Situata politike në Kosovë mbetet e tensionuar, ndërsa përpjekjet për zgjedhjen e presidentit ende nuk kanë prodhuar marrëveshje mes partive kryesore.
Pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, të dy palët janë shprehur me tone të ndryshme.
Kurti është shfaqur optimist për arritjen e një marrëveshjeje, duke deklaruar se “ka vullnet për të shmangur zgjedhjet dhe marrëveshja mund të ndodhë”.
Në anën tjetër, Abdixhiku ka ritheksuar qëndrimin e tij se “një parti s’mund t’i ketë tri pozitat kryesore”, duke lënë të kuptohet se pa marrëveshje vendi mund të shkojë në zgjedhje.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur kushte për një takim me Kurtin, duke kërkuar formalizim të ftesës dhe seriozitet institucional.
Kurti po ashtu ka kritikuar qasjen e PDK-së, duke vlerësuar se mungesa e emrave konkretë e bën të vështirë arritjen e një marrëveshjeje për presidentin. Ai ka theksuar se pa propozime konkrete, procesi mbetet i bllokuar.
Mediat në Kosovë shkruajnë se, kritika ka pasur edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Kreu i saj, Ramush Haradinaj ka akuzuar Kurtin për mungesë prioriteti në këtë proces, duke deklaruar se “nuk e ka pasur prioritet zgjedhjen e presidentit, prandaj po përfundojmë në zgjedhje”.
Dardanet patriote duhet te kandidojne Hashim Thacin per President, nese duan qe Kosova ti kthehet dinjitetit. Ndryshe, Kosova do te mbetet Serbi te pakten edhe per nje shekull, fatkeqesi e veteshkaktuar.
Varu hebet. Kosova e ka marre prdj kohesh rrugrn e mutit. Sot vetem po I ndjejne eren. Ju qofte rruga e mbare per atje ku jane nisur.