
Drejtuesi i Forumit Shqiptar, partia shqiptare në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka reaguar në lidhje me përbërjen e qeverise së re dhe kushtet që shqiptarët kanë për t'u bërë pjesë e qeverisë së re.
Përmes një reagimi në Facebook, Gjeloshaj shton se sonte Forumi Shqiptar do të mbajë qëndrimin final mbi pjesemarrjen në qeveri apo jo.
Postimi i plotë:
Në bazë të marrëveshjes së propozuar, 4 çështje kyçe të politikës së jashtme për Forumin Shqiptar, të cilat nuk mund dhe nuk do të vihen në dyshim, do të konfirmohen nga të gjithë përbërësit e qeverisë së re me nënshkrimin e marrëveshjes, konkretisht janë:
1. Shteti i Malit të Zi është anëtar i NATO-s
2. Shteti i Malit të Zi ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
3. Shteti i Malit të Zi dënoi agresionin rus dhe mbron të drejtat e Ukrainës;
4. Shteti i Malit të Zi vendosi dhe mbështet sanksionet e BE-së kundër Rusisë;
Dhe garancioni se nuk mund dhe se nuk do të vihet në dyshim është përbërja e Qeverisë së 44-të së Malit të Zi, e cila sipas Kushtetutës zhvillon politikën e brendshme dhe të jashtme!
Në propozimin e marrëveshjes, theksohet se koalicioni Për të ardhmen e Malit të Zi do ta mbështesë Qeverinë pa pjesmarrje direkte…
Sonte qëndrimi final i Forumit shqiptar!
Ju urojme cdo te mire e suksese Shqiptareve ne Malin e Zi te cilet diten te definohen ne Politiken e Malezezeve
Or Ti Nik..o me Perendimin,o me rusin,kinen e arabet muslimon....Na u hiç rraqesh kar
Rrofshin shqiptaret kudo qofshin! Rrace e bekuar
Bravo Nik! U forcofshi e u bashkofshi ku jeni shqiptare.
Rrofshi o shqiptare te mire nga do qe jeni!
O nik niku shqiptaret te zgjodhen per shqiptare e jo per dordalec,me vjen keq per malesoret qe bien ne gremin per ego ,i njohe mire malsoret se edhe une jam malsore,por per ego shesin edhe dashin e kumones,turp mos bane punen e sherbetorit te dikuj tjeter,votat i more nga ti e di vete e jo me bashkpunua me te tjerte,tung Gjelosh