Një “shuplakë gjermane” për Serbinë tërbon Vuçiçin

21 Dhjetor 2022, 20:20Rajoni TEMA

Një “shuplakë gjermane” për Serbinë tërbon

Serbët në veri të Kosovës kanë vendosur sërish barrikada dhe këtë herë janë aty në shenjë proteste kundër arrestimit të ish-policit të dyshuar për “terrorizëm”, të cilin Prokuroria Publike e Kosovës e akuzon se ka kryer një sulm me bombë në objektin e komisionit zgjedhor në Mitrovicë.

Serbët donin të pengonin zgjedhjet lokale në veri, të cilat u shpallën pasi të gjithë zyrtarët serbë u larguan nga institucionet e Kosovës në fillim të nëntorit. Disa qindra policë serbë u larguan nga policia e Kosovës, ashtu si edhe gjyqtarët serbë që nuk punojnë më në veri të Kosovës.

Bojkoti i institucioneve të Kosovës ishte një reagim ndaj planit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për ndalimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe në Kosovë dhe zëvendësimin e tyre me ato të Kosovës. Për Kurtin është çështje e parimit të reciprocitetit sepse Serbia nuk i pranon targat e Kosovës.

Në ndërkohë, Prishtina i shtyu të dy projektet, zgjedhjet lokale dhe vendosjen e targave të reja, ndoshta nën presionin e BE-së dhe mbi të gjitha të SHBA-së. Tani Perëndimi po kërkon gjithashtu nga Serbia të zbusë tensionet.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rode, mendon se deri në Krishtlindjet Katolike duhet të hiqen barrikadat në veri të Kosovës.

“Pozicioni ynë është i qartë. Ato janë të paligjshme dhe ata që i kanë instaluar duhet t’i largojnë sa më shpejt. KFOR-i është këtu për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lëvizje të lirë. Kështu që unë jam optimist se do të realizohet, shpresoj sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse gjëja e fundit që na duhet është përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës”, tha Rode.

Ai tha se qëndrimi i Gjermanisë për kërkesën e Beogradit drejtuar KFOR-it për kthimin e forcave serbe në Kosovë është i qartë. Sipas tij, të njëjtin qëndrim kanë edhe SHBA-të.

“Është një kërkesë e papranueshme dhe absurde. Ne kemi rezolutën 1244. Janë disa paragrafë që janë zbatuar në situatën e asaj kohe,” theksoi Rode.

Ndaj deklaratave të Rode-s ka reaguar presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Ai tha se Rode është i njohur në Prishtinë për “pikëpamjet e tij antiserbe” dhe se deklarata e tij është e rrezikshme. “Është një kërcënim për popullin serb”, tha Vuçiç.

“Gjermania dëshiron dominim të plotë në Ballkan”, pohoi Vuçiç dhe shtoi se ai “gjithmonë e dinte se dikush po e shtynte Kurtin në çekuilibrin e tij”. 

11 Komente

  1. F
    Futja kot

    Vucic, behu burre shteti jo si huligan. Bolle trazira keni sjell ne rajon. Je bere qesharak.

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben

      Vucic po e ben si prifti qe u thoshte besimtareve, beni sic ju them une, por mos beni cfare bej une. Pune qelbanikesh...

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ariu Polar

        Sa te kete Ariun Polar per krah, Serbise nuk i plas fare per Gjermanine apo gjithe evropen. Rusia ja ka treguar vendin gjermaneve dhe ja tregon prape.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Deutschland

          Ariut polar i ka ngecur sharra në gozhdë

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kurt Valdhaim

          Jom Rode eshte ambasadori i Gjermanise dhe flet ne emer te qeverise Gjermane kjo dihet.Aleksandri po e ben sic ben Sali Berisha me ambasadore Amerikane Juri Kim. Te dy njelloj

          Përgjigjjuni
          1. R
            RAIFI

            Gjermania përkrah Kosovën por Edi Rama kërkon nga Europa mirëkuptim për Serbinë! A nuk është ky kulmi i mjerimit? A nuk është shpirt robi apo edhe më keq shpirt tradhtari?Serbisë para botës për tu duk normale po i ndihmon Edi Rama kjo më nuk është kontestuese por e njëjta politikë është ndjek edhe nga Salih Berisha në mos edhe më keq.E doj që do qartën klysht e Ramës që kanë nxën vend në "Tema" po punë e madhe!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ani

              Ik mor trap! Kelysh je ti qe pretendon se i njihke kelyshet! E dike ti qe Rama kerkon mirekuptim nga Europa per Serbine! Ju qe mendoni keshtu ju kane zene syte dhe veshet propaganda mjerane e Sali Berishes dhe e krimineleve dhe hajduteve qe i shkojne pas. E nese je shqiptar Kosove, je nje kokrra e idiotit qe e meriton buken thate (propaganden) e Saliut, se edhe ua ka bere nenat e motrat duke ushqyer Milloshevicin me nafte nga Shqiperia kur ai u vriste dhe u ka futur ne burg e u ka denigruar heronjte tuaj te luftes. Dhe fytyrdebilit si puna jote ua paska bere shume mire se e meritoni!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shmil Pollogu

                RAMË BOLJA ! Në një intervistë në TV shtetëror, 3-4 ditësh, gjithë pezm, me atë deformimin logopedik, me ton armiqësie e urrejtjeje të pamatur, iu drejtue segmentit shovenist serb lidhur me angazhimin e USHTARËVE SHQIPTAR (aludim për forcat shqiptare në suazë të KFOR-it, ) me fjalët, tekstualisht: - " Cka kam e cka kemi përjetuar, cfarë poshtërimi (pohim i babasë së tij ideologjik shovenist - Pashic), ushtarët shqiptarë , përsëris, ushtarët shqiptarë na e tmerruan vëllaun tonë serb në Hocë...Shkurtimisht. Ky, vëllau i Ramë Boles, ËSHTË NJË SHOVENIST ALBANOFOB dhe pos, kimisë latente..., vetëm interesi i përbashkët material dhe politik qëndron në mes të dashurisë së tyre. Kjo i bie, nga aspekti individual, të kesh dashuri ndaj vrasësit të vëllaut tënd, sic ka Rama ndaj tij, por këtij Boles, i mungon dashuria për shqiptarët. Një autoshovenist i kulluar.

                Përgjigjjuni
              2. Çekiçi

                Ajo shuplakë që Gjermanija i ka dhënë Vuqiqit Ajo shuplakë duhet dhënë edhe Lopes se Mitrovices dhe mashtrusit Kurtoviç

                Përgjigjjuni
                1. i
                  illyrian

                  Ha ha ha sa fallso je more çekiç edhe pse përdor shkronjat shqip duket që nuk je shqiptar, nuk ka lidhje Kurti me ato që bën Vuçiçi jot i cili ka kohë që do të bëj këtë që po përpiqet të bëj tani ...

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kati

                    Ky koment duket qe eshte sponsorizuar nga ambasada ruse e Bathores.

                    Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje