Një skandal spiunazhi ka përfshirë prej ditësh presidencën e Maqedonisë së Veriut, duke tronditur opinionin publik në Shkup.
Prokurorët po hetojnë një administrator të IT-së, i cili në zyrën presidenciale ka kopjuar dhe koduar të dhëna sekrete, me qëllim kalimin e tyre te shërbimet e zbulimit të një vendi të huaj, jashtë aleancës së NATO-s.
Ndërsa presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka shprehur befasinë e saj për rastin, kreu i socialdemokratëve në opozitë, Venko Filipçe, ka drejtuar gishtin nga Serbia dhe Rusia.
“Ky është një skandal që duhet zbardhur plotësisht, pasi kemi një zëvendëskryeministër si Stoilkoviç që bashkëpunon me shërbimet serbe e qarqe pro-Kremlinit dhe informacione të ndjeshme që dalin çdo ditë nga një vend anëtar i NATO-s”, tha Filipçe.
Kryeministri Hristjan Mickoski e ka minimizuar ngjarjen, duke deklaruar se pas këtij skandali qëndrojnë thjesht struktura të së kaluarës dhe mbetje të spiunazhit në shoqëri.
Ky skandali vjen në një moment tejet të ndjeshëm për politikën e Maqedonisë së Veriut, ku krahas dyshimeve për influencën ruse e serbe në qeveri, tensionet banorët shqiptarë po rriten mes përpjekjeve për të reduktuar përdorimin e gjuhës shqipe.
IT eshte mish per top se keta ja japin vete Rusise dhe Serbise .
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova te mos shprehe befasinë e saj , pasi eshte flamurtarja e sulmeve nacionaliste sllafofile kunder gjuhes shekullore shqipe.
Mos u merni me ket grimc shteti,ndihmon shqiperin te lulezoje mes korigjimit te gabimeve te saje,ketu duheni ju…nje shtet sa nje lagje Tirane lereni se sja vlen..
Shtet artificial që e mbajnë në këmbë vetëm shqiptarët.
Maqedonia ka pasur vetëm 2 president të shkathët: Crvenkovskin dhe Pendarovskin. Këta të VMRO- janë lojtarë të ligës së tretë
Uauuuu,ja dicka qe nuk e dinim.Qe jane kopilat e Siberise sllavet dihet ketu e 1000 vjet.
Ky nuk është lajm.Mickoja dhe makedoncat e tijë krejt serb dhe prorusë janë.
Shqiptaret duhet t'i dine tokat e tyre,por edhe t'i njohin mire armiqte e vete,sllave dhe greke!