“Nuk ka ligj për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut”, Ahmeti reagon pas deklaratës së Kurtit

29 Dhjetor 2024, 19:02Rajoni TEMA
“Nuk ka ligj për përdorimin e gjuhës shqipe në

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili pas mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, tha se në RMV nuk ekziston ligj për përdorimin e gjuhës shqipe.

Sipas Ahmetit, Kurti është keqinformuar dhe kërkon nga ai që të reflektojë sepse me atë deklaratë ka krijuar indinjatë tek qytetarët shqiptarë të Maqedonisë .

“Si shtet i pavarur dhe sovran dhe të humbësh miq në këtë situatë është me të vërtetë e njëshme dhe e dhimbshme ky është mesazhi që kam nxjerr nga të gjitha studimet. Nëse do të mbash nën thundër shqiptarët ato përçaj nëse do të zgjerosh tokat e Serbisë, ngushto tokat e shqiptarëve.

Mua më ka dëshpëruar dhe kam dashur të besoj që kryeministri i Kosovës ka qenë i keq informuar nga politikanët në Maqedoni, lidhur me gjuhën zyrtare shqipe, ajo është zyrtare dhe e sanksionuar me Kushtetutë dhe me marrëveshjen e Ohrit, është njëra nga shtyllat kryesore të marrëveshjes.

Uroj që të reflektojë sepse ka ngjallur indinjatë tek qytetarët e Maqedonisë, për çështje madhore të gjithë duhet të jemi bashkë sepse për atë gjuhë Kosova ka djem që janë vrarë dhe po shkrihet. Nuk na kanë dhënë dhuratë por i kemi fituar me gjak, duhet të jemi të kujdes me zhvillimet dhe prononcimet”, tha Ahmeti.
“Nuk ka në Maqedoni të Veriut ligj për përdorimin e gjuhës shqipe dhe nuk ka patur as në të kaluarën. Ekziston ligji për përdorimin e gjuhëve që e përmend shifrën 20%. Po ai nuk është ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, por përdorimin e gjuhëve. Në Maqedoni të Veriut nuk mund të thuhet se ka qenë shqipja gjuhë zyrtare e tash po u rrezikoka sepse kjo nuk është e vërtetë”, tha Kurti më parë.

5 Komente

  1. K
    Kosova eshte Serbi thote Kurti, me veprime

    Ne 2025, Kurti do bjen serbishten si gjuhe te vetme zyrtare ne Dardani.

    Përgjigjjuni
    1. p
      prec ulaj

      Albin Kurti po mndohet te percaje Shqiptaret ne Maqedoni, Presheve, Mal i Zi.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Albanac

      Po, ai ligj është lojë fjalësh. Ta marrim shembull Tetovën, me 90% Shqiptarë, shqipja përdoret vetëm në komunikimin mes Shqiptarëve. Një maqedon, shërbyes civil, nuk përdor një fjalë shqipe asnjëherë, asnjëherë edhe kur janë 10 shqiptarë e ai është vet.

      Përgjigjjuni
      1. R
        RVM shpejt shperbehet

        Prandaj RVM nuk e ka te gjate.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Struga

        Ne Struge me 70% Shqiptar, Shqiptaret kan frik te pershendesin ne shqip njeri tjetrin neper Zyra, edhe Markete private

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje