"Nuk ka turp më të madh" - Vjosa Osmani e ashpër me Albin Kurtin: Kosova ka zero tarifa doganore ndaj Serbisë, por i ka vënë SHBA-së!

14 Prill 2025, 09:10Rajoni TEMA
"Nuk ka turp më të madh" - Vjosa Osmani e ashpër me

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Qeverisë në lidhje me politikat tregtare ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e quajtur të papranueshme që Kosova mban tarifa doganore ndaj aleatit të saj më të rëndësishëm, ndërsa ka zero tarifa doganore ndaj Serbisë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Osmani theksoi se kjo çështje nuk lidhet vetëm me politika fiskale, por me pozicionimin strategjik të vendit ndërsa shtoi se kjo gjë është një turp i madh.

“Sot në prill 2025, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa aleatit të vet ekzistencial, SHBA-së. Për mua kjo është turp, nuk ka turp më të madh”, tha ajo.

Presidentja u shpreh e zhgënjyer që propozimi i saj për heqjen e këtyre tarifave doganore nuk u mirëprit nga institucionet shtetërore.

“Unë nuk jam Presidente e Serbisë, jam Presidente e Kosovës dhe mbroj interesin e këtij shteti. Propozimet që vijnë nga qytetarët duhen dëgjuar, e aq më shumë ato që vijnë nga Presidentja. Unë pashë në fakt refuzim, në praktikë kjo është refuzim”, nënvizoi ajo.

Ndërkohë, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kundërshtuar publikisht qëndrimet e Presidentes, duke e kritikuar propozimin e saj për heqjen e tarifave doganore ndaj SHBA-ve, çka ka thelluar më tej përplasjet ndërmjet dy institucioneve më të larta të vendit.

16 Komente

  1. A
    Agim

    Kosova eshte fshat. I urojme shendet por nuk na interesojne mediokritetet e tyre. Qe te behej shtet ju duhej nje mbret gjerman sic i erdhi greqise ne 1830, sepse ashtu si kosovaret sot, edhe greket dikur s kishin elita per tu qeverisur. Duhet dikush nga jashte ti veri ne rradhe

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pollogu

      Lidhur me taksat 0 doganore ndaj USA Jam plotësisht në krah me zonjën VJOSA, absolitisht, ndonëse admiroj punën e Albinit kundër Shkinisë. Me taksat...Albini po bën punë HALE ! Pafytyrësi, meskin.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Aziz

      Fier Shegani i Lushnjes po te behej republike do nxirrte material me te mire se keto surratet hahahaha

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baca

        Ec përpara, Gjeniu i Kombit Kosovar! Syleshët, kërriçët dhe shpiunët e Serbisë i ke forcë, mbështetjen më të madhe.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Baca

          Pas ca viteve Ike dyert të hapura për kryetar të Serbisë. Pse jo? Kētë që I bën ti o Krtoviç Kosovës as gjeniu më i madh i Serbisë nuk mund t’ia bënte

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shqiptari

          Kosovaret hane cdo dite helmet qe u tregton Serbia dhe per me teper falas po te jete e mundur.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dardan

            ...epo koqevaret votojne per Al Bin Kurt Pashen

            Përgjigjjuni
            1. T
              Turp

              Turp , buke shkelur

              Përgjigjjuni
              1. A
                Alban

                kosovaret jane bukeshkele

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dardani i Ri

                  Historia e kombit tonë, nuk ka njohur dy budallenj kaq të mëdhenj, në krye të popullit, si Osmani dhe Kurti. Mjer ai popull shqipfolës për udhëheqësit që ka!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aron

                    Albin Kurvi eshte agjent serb.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kosova si Rusia, asht nen sanksione nga BE !

                      Presidentja duhet ti kerkoje falje popullit te vet se pse deri tash ka qene aleate politike e Kurtit. Ajo duhet te kundershtoje qeverine serbe te Kurtit me cdo mjet dhe kusht. Ajo duhet ti kerkoje Kforit dhe Euleksit ta dergojne me force Kurtin ne Hage. Ndryshe mos haje akoma mut si budallacke. Vjosa eshte njejte bashkepuntore e bashkefajtore me Kurtin qe e sollen Kosoven ne ket gjendje ku askush ne Perendim nuk don me e pa me sy vendin e dardaneve qe duket tash si vrime e erret e Evropes.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Enea

                        E pashembellt, zero tariffs? He Kurt, Kurt qe ketu je zero me bisht hape tregun mes shqiptareve te Arberise Zero treg me Serbine, turp skein ne gjendje te badhkohemi lerini karrigen koketrasher

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Trapi

                          Me fal moj Vjose por nuk je e mencur sa Kurti qe te kuptosh thelbin e muhabetit. Cuditesh se pse Kurti nuk ka tarifa doganore me Serbine por ka me Ameriken. Eshte thjeshte ceshtje orjentimi moj "torrollake" dhe ti kete nuk e kupton. Faleminderit. Te pakten shyquyr qe Kurti nuk fitoi zgjedhjet ne Shqiperi se edhe ne do ishim konfjuz ne orjentim.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nepunesi

                            Jeni rrace e mire shume! Bravo!

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fatosi-kosove

                              Ouuuu çfar zbulimi paska ba mender presednike osmanka, ju paskan dashur me shum se kater vite pushtet me kurrcin qe ta kupton se paska takse me ameriken por jo me serbine!! E kur ke kso presednike nuk na mbetet tjeter veq te themi mjer kosova, hajde qe osmanka sot e paska kuptuar kete gje po disa ish te denuar politik si gani krasniqi, hydajet hyseniw shqipe selimi e disa gjynah te tjer qe kan ngelur ne qenefin e quajtur vetvendosje kur do ta kuptojne se jan argat te serbise apo tash meqe e kan edhe demo berishen minister ne serbi do ta ken me lehte, pra me ne fund brastfo jedinstfo po jep frytet e para.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje

                              Blog Tema