Nusja e godet me shpullë, vjehrra e kafshon me dhëmbë: Të dyja dënohen

5 Janar 2023, 19:27Rajoni TEMA

Nusja e godet me shpullë, vjehrra e kafshon me dhëmbë: Të

Sipas mediave në Kosovë, një vjehrrë dhe nusja e saj nga Ferizaj janë dënuar të dyja me nga 6 muaj burg pasi në mars të vitit 2022 debatet në familje kanë degjeneruar në dhumë midis tyre.

Sherri midis të dyjave kishte nisur pas një konflikti fillimisht verbal, teksa e reja me inicialet F.A, kishte ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj me inicialet S.F.

Sipas dosjes hetimore, nusja kishte nisur fillimisht një konflikt me bashkëshortin e saj, duke i kërkuar atij të pastronte vajzën e tyre dhe debati i kishte rënë në vesh vjehrrës.

Kjo e fundit teksa po vërente se situata po agravonte, kishte shkuar në banjo pas çiftit për të ndërruar vajzën. Pas një përplasjeje fizike me nusen, kjo e fundit dyshohet se e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplakë në fytyrë e më pas vjehrra e ka kafshuar me dhëmbë në dorën e majtë.

Dënimi ndaj tyre nga Gjykata është shpallur më 6 korrik 2022.

2 Komente

  1. L
    LANA

    LATE NAM MORE KOSOVARE , PO C BENI KESHTU MORE SHOK . JUVE JENI DHE FAMILJE ME TRADITA , NJERI VRET PER NJE FATURE ORDINERE DJALIN ERI , TURP PER ATE FAQEZI , NUSJA RREF VJERREN . VJERRA KAFSHON NUSEN , PO C BEHET KESHTU . AKA BURRE AJO SHTEPI TURP LANA

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gango

      Lana ju nga ana tjeter po na beni krenar me veprat e bukura qe i beni ne greqi e angli

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje