
Ambasada amerikane në Prishtinë tha se qëllimi i Shteteve të Bashkuara është që të mbështesë Kosovën që të bëhet pjesë e strukturave evropiane dhe euroatlantike, duke theksuar se “pavarësia e Kosovës është fakt”.
Ky reagim në Twitter vjen pas një lajmi se llogaria e Ambasadës amerikane në këtë rrjet social kishte “pëlqyer” një postim të një media serbe që fliste për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës, të pretenduara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.
“Llogaria zyrtare në Twitter e Ambasadës amerikane nuk e ka ‘pëlqyer’ qëllimshëm asnjë postim në Twitter në 24 orët e fundit. Siç e kemi thënë edhe më herët, kur ne duam të artikulojmë një qëndrim, ne e bëjmë përmes kanaleve zyrtare, deklaratave, e jo përmes ‘pëlqimeve’ në rrjetet sociale”, thuhet në sqarim.
Ambasada shtoi se kundërshton në mënyrë kategorike “çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një konference për media më 4 janar, deklaroi se është duke pritur nga shteti i dhjetë, që sipas tij, të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai nuk specifikoi se për cilin shtet bëhet fjalë.
Vuçiq pretendoi se nëntë shtete veçse kanë tërhequr njohjen e Kosovës: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esvatini, Libia, Guniea, Antigua dhe Barbuda, Shën Lucia dhe Maldivet.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës janë 106 shtete që deri më tani e kanë njohur pavarësinë, që autoritetet e Kosovës shpallën më 2008.
Serbia edhe në të kaluarën ka pretenduar se shtete të ndryshme kanë tërhequr njohjen e Kosovës.
Ndërkaq, në bazë të marrëveshjes që palët arritën në Shtëpinë e Bardhë më 4 Shtator 2020, Serbia ishte pajtuar që për një vit të ndalonte përpjekjet për të lobuar kundër pavarësisë së Kosovës, ndërkaq Kosova ishte pajtuar që brenda kësaj periudhe të mos aplikonte për anëtarësim në ndonjë mekanizëm apo institucion ndërkombëtar.
Edhe pas skadimit të këtij moratoriumi, Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje palëve që të vazhdojë respektimin e tij.
Ndryshe, Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, që e mbështet edhe SHBA-ja. Dialogu thuhet se ka për qëllim që të përmbyllet me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Por, palët kanë qëndrime të kundërta sa i përket përfundimit të procesit që ka nisur më 2011. Përderisa Kosova kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi – pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë. /REL
God bless the american people! Zoti e bekoft popullin anerikan dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes! God bless USA!
Degjoheni mire te gjithe ; Amerika po ju a perserit qarte : Kosoves thot- i dham Shtetin ,pra i adheme Haken , Hienat serbe e vucicat _t'i hajne Kaken
E gjithe kjo qe po ndodh me Ambasadorin Hill ne Beograd eshte pune destruktive e "shqiponjave" te Kurtit, qe Kurti i ka nxjerre nga hundet e tij si "qurret" e mengjezit. Para do kohe keto "shqiponja" te Kurtit, ne vazhden e politikes se Kurtit per to beree "King" si ne Shqiperi dhe Kosove, sulmonin ambasadorin Hill sepse kish thene se "i vinte keq" per bombardimin e Serbise nga NATO. Tere keta pinjolle hiqeshin sikur nuk kuptonin qe kjo ishte thirrje per Serbine qe te mos mendoje me per te perdorur dhune se do e pesoje perseri me nje katastrofe te padeshirueshme per popullin serb. Ata e mendonin sepse nuk mendojne thelle dhe jane kethyer ne majmun cirku te Kurtit dhe perserisin pa kuptim thirrjet e tij "patriotike" qe Kurti i ben per te fituar votat ne mjedisin injorant te Kosoves.. Keta pinjolle te nivelit te ulet mendor kane koncetpt te gabuar per boten. Ata mendojne se bota rrutullohet rreth Kurtit dhe nuk mundohen te kuptojne permbajtjen se cthone te tjeret. Mjafton qe fjalori i Hill, qe sipas statusit dipllomatik eshte "mik" ne Serbi, nuk i pershtatet "fjalorit" bosh dhe pa permbajtje te Kurtit kunder Amerikes dhe Serbise dhe ata nxjerrin ne pah "RROCKEN" e madhe te Kurtit qe do palloje Ameriken dhe Serbin se bashku!!! Bile, Miradije Hoti nga Kosova na i servir koqet e Kurtit si meze cdo mengjes, ne te tjereve qe mendojme ndryshe... Dava injorantesh, njelloj si injorantet e Sali Berishes qe nuk shikojne interesat kombetare, por ato personale....Kjo deklarate qe ben sot ambasada amerikane ne Serbi, eshte e paprecedent dhe nje veprim i hapur per te tere ata qe mendojne se Amerika eshte armiku i Kosoves. Puna ka arritur deri aty sa pinjollet e Albinit andej dhe pinjollet e Saliut ketej, mendojne se Amerika eshte armike me Shqiperine dhe Kosoven sepse nuk flasin dhe veprojne sipas urdherave te Alpinit dhe Saliqit....Kambanat bien per ata qe degjojne dhe jo per te shurdhet e Kosoves.apo te Shqiperise....