Ambasadori francez: 2023 viti vendimtar për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

4 Janar 2023, 16:07Rajoni TEMA

Ambasadori francez: 2023 viti vendimtar për marrëdhëniet

Ambasadori i Francës në Serbi, Pierre Cochard beson se viti 2023 do të jetë viti ku Serbia do bëjë zgjedhje vendimtare si dhe do të jetë viti i mundësive për tejkalimin e konflikteve që shënuan marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Diplomati francez shton se në 12 muajt e ardhshëm, Beogradi zyrtar, mund të kontribuojë në normalizimin e raporteve me Kosovën, bazuar në propozimin franko-gjerman, të cilën Albanian Post e kishte publikuar më 18 shtator pjesërisht dhe me 12 nëntor tërësisht.

“Do të jetë një mundësi për Serbinë që të konfirmojë zgjedhjen e tij të rrugës evropiane, duke ndërmarrë reforma që priten në fusha të tilla si liria e medias dhe lufta kundër korrupsionit.

Ka shumë obligime, por Serbia, nëse vendos kështu, mund t’i zbatojë në vitin 2023”, tha ambasadori francez, për agjencinë e lajmeve serbe, Tanjug.


“Do të jetë gjithashtu një mundësi për të kapërcyer ciklin e konflikteve të përhershme që, për fat të keq, shënuan marrëdhëniet ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit, duke zgjedhur normalizimin, siç po i propozojmë Serbisë, së bashku me Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian”, ka shtuar ai.

 

1 Komente

  1. b
    ben

    Keshtu thate edhe ne janar te 2022-shit, por persa kohe qe ne kete proces te jete e perfshire putana Europe, agje nuk do te ndodhe. Te tera keto lojra, Franca me prostituten e vet, Hollanden, si besnike te Rusise, i bejne qe te gjejne nje rrugedalje per avancimin e Serbise drejt BE-se.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje