''Opozita po lufton me mullinjtë e erës'', avokati: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat

3 Tetor 2024, 13:24Politika TEMA
''Opozita po lufton me mullinjtë e erës'',

Duke diskutuar për aksionin e opozitës në Parlament me djegien e karrigeve dhe me protestën e paralajmëruar në datën 7 tetor, avokat Idajet Beqiri theksoi se opozita nuk di se çfarë po kërkon.

''Problemi kanë zgjedhur rrugë të gabuar, e ashtuquajtur opozitë. Nuk është kjo opozita. Nuk ka opozitë të tillë. Sepse po luftojnë me mullinjtë e erës. Nuk dinë çfarë kërkojnë. Po të ketë një kazus të drejtë ja vlen ti dëgjosh dhe ti japësh drejtim punëve.

Këtu ngrihen edhe kazus bëjnë dënimin e Salianjin. Nuk e ka dënuar parlamenti. Është çështje e pushtetit gjyqësor. Është bërë një hetim, është ngritur akuzë, u vërtetua, u dënua me 1 vit burg, Apeli la në fuqi vendimin. Kjo është çështje e Salianjit. Përzierja e grupit parlamentar, inkriminon grupi parlamentar.

Sepse nuk e ka bërë Salianji. Ajo që thuhet se e kanë përdorur mish për top, pasi kallëzimi i rremë është vepër penale. Qenka ekzekutori dhe tjetër kush e ka bërë këtë krim. Nuk e mbrojtën dot në gjyq, por të bësh skena të tilla për ti vënë flakën organit ligjvënës të shqiptarëve, kur për punë ditësh bëhen bisedimet për në BE.

Gjithmonë kur ka pasur situata të rëndësishme kombi shqiptar, ka pasur zjarrvënie. E njëjta situatë në 97 kur u krijua UÇK. E njëjta situatë në 21 janar, me Gërdecin. Kazuse të paqena dhe arrin që djegin atë që është shenjtë'', tha avokati në Report TV.

''Jeni në vete, të thuash që ambasadorët janë kapur nga Rama, ambasadorët e SHBA dhe Britanisë.

Saliu i largoi shqiptarët me të vrarët në 97, 3 mijë të vrarë. Që ta mbyll, këto protesta që shkatërron pasuritë e shqiptarëve, aty është djersa ime, gjaku im.

Përderisa e djeg do shkosh në burg'', shtoi avokati gjatë debatit me gazetarin Almer Toska në 'Studio Live' lidhur me aksionin e opozitës dhe protestën e ditës së hënë më datë 7.

5 Komente

  1. A
    Astriti

    Po a ka shkaterrim me te madh qe kan bere keto per 12 vjet o Idajet ketij populli,Shkaterrim ekonomik,moral,social etj etj,

    Përgjigjjuni
    1. A
      Atij patronazhistit parafoles, i qifsha gruan.

      O Idajet! O patronazhist pa post.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Ka akoma bema te Saliut o Astrit pa tru

        Po ka o Astrit. Krahasoje me vitin 1997, krahasoje me Gerdecin, krahasoje me 21 janarin, dhe kujto ligjin 7501. Ah, mos harro shkaterimin e industrise pas vitit '92, dhe mos harro prerjet masive te pemeve frutore, etj. Dhe te gjitha keto u kryen nga falangat e Saliut - pjelles me te urryer per shqiptaret. Ah, mos harro edhe pasurite e vjedhura nga familja nongrata, tashme te bllokuara nga Spak.

        Përgjigjjuni
        1. t
          tetovari2

          Harrove tenderit abuziv në dëm të shtetit shqiptar,kromi, hekurana,hidrocentralet,etj,etj.

          Përgjigjjuni
      2. d
        dsa

        O kari, ore burgaxhi po ka me shkaterim te prones dhe parave publike ku nje kar-ike qe kushton 50 mije leke te vjetra eshte blere 350 mije leke te vjetra me tender .... perse nuk llap per kete vjedhje ore bajge.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje