OVL e UÇK-së takojnë zyrtarin e BE-së, kërkon adresimin e shqetësimeve për Gjykatën Speciale

15 Gusht 2025, 09:19Rajoni TEMA
OVL e UÇK-së takojnë zyrtarin e BE-së, kërkon

Një delegacion i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka zhvilluar një takim me Jarmo Helppikangas, Shefin e Njësisë për Sundimin e Ligjit, Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e OVL e UÇK-së shprehën shqetësimet e tyre lidhur me funksionimin dhe qasjen e Gjykatës Speciale. Ata i kërkuan Helppikangasit t’i adresojë këto shqetësime dhe t’i përcjellë ato te të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

Në fund të takimit, delegacioni falënderoi zyrtarin e BE-së për vullnetin e tij për t’i dëgjuar dhe për t’u angazhuar në këtë çështje, duke vlerësuar lart rolin dhe kontributin e Bashkimit Evropian në forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.

2 Komente

  1. R
    Rita

    Te hapim nje seksion tek Gazeta Tema me titullin Kosove. Kosovaret te hyjne aty dhe te komentojne. Ne te tjereve nuk na intereson fare ca behet atje dhe nuk u kuptojme gjuhen atyre. Plus jane dhe banal, shajne si ne mesjete.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tetova

      Sikur te mos ishe i interesuar, atehere sigurisht qe nuk do te komentoje ne artikujt ku shkruhet per Kosoven dhe shqiotaret e Kosoves. Natyrisht, do te ishe shume i mirseardhur te komentoje edhe ne artikujt per Kosoven dhe shiotaret jashte Shqiperise.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje