Padrejtësia e Hagës ‘shkon’ në Washington - Syla: Mirënjohës për atë që bëri Rama, ishte ‘goditja më e mirë’

20 Shkurt 2026, 17:40Rajoni TEMA
Padrejtësia e Hagës ‘shkon’ në Washington - Syla:

Në takimin  e djeshëm në Bordin e Paqes, fjalimi i Ramës iu dedikuar ish krerëve të UÇK që vijojnë të përjetojnë sagën e padrejtësive në Gjykatën e Hagës pas luftës së përgjakshme për liri.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka vlerësuar deklaratat e kryeministrit shqiptar, duke i cilësuar ato si një moment kulmor në mbështetje të çështjeve që lidhen me padrejtësitë në Hagë.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së shtoi se beson që çështja do të trajtohet edhe nga Trump në një moment të caktuar, siç është paralajmëruar, duke e cilësuar këtë zhvillim si “goditjen më të mirë deri tani” në raport me proceset që po zhvillohen në Hagë.

“ Nuk gjeja dot fjalë të reja për ta përshkruar këtë nder, për ne ishte e paparashikueshme. Në Bordin e Paqes u fol për Gazën dhe ishte kulmi i gjithë asaj që Rama ka bërë ndër vite lidhur me padrejtësitë e bëra në Hagë. Jo shumë pushtetarë mund ta bënin një gjë të tillë, sidomos edhe me praninë e Trump.

Rama tha se disa shtete e financojnë Gjykatën e Hagës dhe nuk është e lehtë të thuhet. Ky është kulmi; nëse asnjë hap më tej nuk bëhet, na tregoi se ka qenë dhe është me ne në këtë proces. Besojmë se do të trajtohet nga Trump, në një moment që thuhet nga Rama. Ishte goditja më e mirë deri tani që ka ndodhur.”

4 Komente

  1. O
    Oficeri dulles

    Rama eshte diplomat dhe politikan po keto qe te vendosi minister apo punonjes administrate tre cereus Jane hajdut nga te dy krahet . Vetem Enveri u qinte ropt hajduteve

    Përgjigjjuni
    1. a
      astrit

      Problemi me kete zoterine eshte se shprehet se "Haga ka bere padrejtesi"! Me sa di une ne Hage nuk ka akoma nje vendim gjyqi!

      Përgjigjjuni
      1. k
        kallamkusuri

        Po ai Syla e di qe miratimi ne Parlamentin e Kosoves i ligjit per lejimin e funksionimit te Gjykates Speciale te Hages u be edhe me ndermjetesimin edhe te Edi Rames, i cili shkoi apostafat nga Tirana ne Prishtine? Keto jane pelivanlleqe te Rames qe tenton te duket e cfaqet para nderkombetareve ashtu si ja do interesi i tij personal. Apo tani tenton te krijoje imazhin se drejtesia vepron padrejtesisht kudo, pra edhe ne Shqiperi dhe duhet sulmuar e shkaterruar? Do te beje paralelizma mes "Smithit" ne Hage dhe SPAK-ut? Nuk e hane anerikanet kete!!!. Po te jete per Hagen , do presim edhe vendimin e Gjykates, qe besohet se do ti hedhi poshte akuzat e prokurireve, po Rames nuk i durohet.....e ka hallin tek SPAK...

        Përgjigjjuni
        1. X
          XHOI

          o kallam kusuri, nga e di ti se Rama donte gjykaten speciale ne Kosove ? Ata qe e bene nga Hashimi e te tjere kane deklaruar me ze e figure qe na i kerkuan amaerikanet qe te mos ngrihej nje gjykate ne OKB ku ishin dhe ruset e kinezet dhe po ashtu edhe emisare te larte amerikane kane deklaruar me ze e figure te njejten gje. Nga ana tjeter nese je i pafajshem pse duhet te kesh frike nga gjykata. Prandaj problemi nuk eshte pse u ngrit gjykata por pse kjo gjykate nuk zbaton ligjin (e kjo vlen nese jep vendim fajesie).

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje