Panik në Mitrovicë, dëgjohet shpërthim i fortë në veri pas mesnate

26 Nëntor 2023, 09:01Rajoni TEMA

Panik në Mitrovicë, dëgjohet shpërthim i fortë në

Një shpërthim i fortë është dëgjuar pas mesnatës së mbrëmshme në veri të Mitrovicës.


Mediat e Kosovës shkruajnë se ky është shpërthimi i dytë pas atyre të 19 nëntorit, por që fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme.

Ende nuk dihet lloji i lëndës plasëse të përdorur. Banorët shqiptarë të Lagjes së Boshnjakëve kanë konfirmuar për “Mitropol” se shpërthimi ishte shumë i zhurmshëm.

Banorët e jugut të Mitrovicës thanë se shpërthimi u dëgjua edhe në jug.

Lini një Përgjigje