
Ish-deputeti serb dhe Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka thënë se kontrabdanimi i armëve rrjedhimisht edhe i terrorizmit për në Kosovë bëhet përmes Kishës Ortodokse Serbe.
Një dukuri i tillë, sipas politikanit jotipik serb, i cili përveç bindjeve liberale, është ndër të rrallët që ka pranuar shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës, nuk ndodhë vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje e Hercegovinë e në Mal të Zi.
“Në Bosnjë dhe Hercegovinë, kontrabanda e armëve për kampet terroriste ruse të Dodikut kalon përmes Kishës Ortodokse Serbe. Në Kosovë i gjithë terrorizmi dhe armatimi ‘patriotik’ kalon përmes KOS-it. Në Mal të Zi janë të armatosur deri në dhëmbë, zgjedhjet blihen përmes kishës”, shkroi ai në platformën X.
Më 24 shtator Kosova u ballafaqua nga një agresion serb i realizuar nga një grup terroristësh me në krye me Milan Radojçiç-in, ish-nënkryetarin e Listës Serbe.
Grupi terrorist ishte i pajisur me armatime të sofistikuara ushtarake ndërsa kishin kaluar kufirin në mënyrë ilegale me qëllim aneksimin e Veriut, sipas autoriteteve kosovare.
Pas zmbrapsjes së sulmit nga ana e Policisë së Kosovës në dhe rrethinën e Manastirit të Banjës, ku ndodhi sulmi terrorist e mbeti i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës, u gjet një numër i konsiderueshëm i armatimit ushtarak.
E kam ndjeke qe ne vitet e 90.Nje njeri human nga edhe i buron guximi dhe drejtesia. Pak njerez te ketille ka ne Serbi,por besa edhe ne Kosove dhe shqiperi.Ka plote vucica,rama,ibra….por Nenad Canak,gjithnje e me pak.
Kisha ortodokse eshte kanceri i ballkanit…… trashëgimtarja e perandorise osmane …..