Parlamenti Europian miraton vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

18 Prill 2023, 12:50Rajoni TEMA

Parlamenti Europian miraton vendimin për liberalizimin e vizave për

Parlamenti Europian miratoi të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

“Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit [të ministrave të BE-së] dhe asnjë amendament. Prandaj, qëndrimi i Këshillit është miratuar dhe akti i propozuar është miratuar”, tha kryetarja e PE-së, Roberta Metsola.

Një ditë më vonë, më 19 prill, do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.

Këshilli i ministrave të BE-së e ka miratuar me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave për Kosovën, muajin e kaluar.

5 Komente

  1. I
    Ilirjan

    Zot i madh... Shyqyr! Nje padrejtesi me pak.

    Përgjigjjuni
    1. e
      emigranti

      Me ne fund nje dite e bardhe per shqiptaret e Kosoves. Urime. Me mire vone se kurre.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Celo Mezani

        Urime per gjithe qytetaret e Kosoves. E kishin merituar me kohe kete dite.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hajl Hito !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

          Brravo vertet , Me ne fund "SERBIA" ka dhene Urdherin BE-s me u hapen Dyert e Kampit nz dhe njerzit do jene te Lire . Apartejdi BE-s kunder popullit Kosovare mori Fund ! _ Dhe e gjitha kjo, ky Liberta-lizim i Levizjes se Lire te Popullit Kosovare e cila eshte nji e Drejte Demokratike e cdo populli te Kontinentit ,qe mbahet peng nga FashiNazistet ,bijt e baballareve _________ si shkembim Burgosjes e Drejtueseve te UCK-se ne Hage , sipas deshires se Serbise.

          Përgjigjjuni
          1. V
            VIZA EU

            Diçka që ndodhi pas një bllokade 13 vjeçare nga disa në BE dhe VV, bashkë me serbo -ruset. Digjej Kosova kur pritej votimi për viza dhe PENGUAN. Tash po rrahin gjoks se janë meritor për "VIZA”. JO nuk jemi aq të marr që ë harrojmë kaq shpjet se çfarë ka ndodh. Gëzuar lëvizja e lirë për Evropë dhe na shërbeftë për të mirë e jo për shuarje të kombit. Ditë mira për kthimin e Kreut të UÇK që u bë kurban për lirinë e Kosovës dhe lirinë e lëvozjes për në Evropë.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje