Përplasja e trenave në Greqi, flet xhaxhai i 20 vjeçares shqiptare që mbeti e plagosur: E ëma e mori në telefon dhe...

2 Mars 2023, 16:43Rajoni TEMA

Përplasja e trenave në Greqi, flet xhaxhai i 20 vjeçares

Xhaxhai i studentes 20 vjecare shqiptare që mbeti e plagosur në aksidentin hekurudhor ne Larisa të Greqisë rrëfeu për ABC News, orët e ankthit pasi u njoftuan për lajmin, ndërsa lidhje me mbesën bëhej gjithnjë e më vështirë.

“Kam mbesën time, quhet Olta Kulla. Vajza ishte në komunikim të përhershëm me të ëmën gjatë udhëtimit. Në një moment u ndërpre komunikimi.

E merrte në telefon, nuk përgjigjej njeri. Aty u shqetësuam nuk dinim gjë se cfarë kishte ndodhur, nuk dinim arsyem se pse nuk komunikonte.

Filluam telefonatat e tjera dhe e morëm vesh se kishte ndodhur një aksident vetëm përmes një shoqes së vet, që ishte bashkëudhëtare.

Mundoheshim të komunikonim por ishte i pamundur komunikimi. Pasi telefoni nuk përgjigjej, u nisëm urgjentisht, nuk dinim ku do venim.

Të nesësëm i erdhi një mesazh zanor nga vajza, përmes një mjekeje në spital që thoshte: Jam gjallë dhe jam në filan spital. Aty më pas erdhëm këtu” u shpreh ai.

Lini një Përgjigje