
Mediat greke kanë publikuar bisedën mes shefit të stacionit dhe shoferit, duke hedhur dritë mbi shkaqet aksidentit tragjik në Larisa.
Sipas transkripteve, rezulton se shefi i stacionit e udhëzon makinistin të vijojë udhëtimin nga Selaniku, por në atë linjë po lëvizte treni i mallrave.
Shoferi : A më dëgjoni Larisa?
Shefi i stacionit: Dëgjojmë. Me numrin 47 kaloni semaforin e kuq të daljes, në semaforin e ri të hyrjes së Poros.
Shoferi- VasilI, po iki?
Shefi i stacionit – Po mund të largohesh.
Shoferi – U krye, natën e mirë!
Shefi i stacionit – Paç fat.
Të dy makinistët nuk janë habitur nga drita e kuqe që kanë parë përballë, pasi sistemi i sinjalistikës së dritës nuk funksiononte.
Duke cituar burime nga hekurudha, mediat greke raportojnë se shefi i stacionit as që e kishte kuptuar që treni kishte hyrë në binarë të gabuar dhe nuk pati mundësi që ta korrigjonte gabimin e tij në pak minutat e mbetura.
Nëpunësi i stacionit hekurudhor: A ta kthej?
Përgjegjësi i stacionit – Jo, jo lerë ashtu siç është sepse pason 1564.
Nëpunësi i stacionit të trenit – U bë, mirë, do ta lë ashtu siç është diagonalisht.
Kjo bisedë e shkurtër zbulon se çfarë ndodhi në të vërtetë: punonjësi i shinave e pyeti shefin e stacionit nëse duhej t’i kthente binarët drejt që treni të vijonte në linjën normale pa probleme.
Megjithatë, shefi i stacionit i tha atij se një tren lokal do të përdorte diagonalen, gjë që e bëri. Por më pas ai harroi të kthente binarët dhe treni me pasagjerë u fut në drejtimin e gabuar.
Dialogët janë formalë, pasi makinistët e trenave nuk kishin asnjë arsye për të vënë në dyshim urdhrin e drejtuesit të stacionit, pasi besonin se ai e kishte kontaktuar kolegun e tij në stacionin tjetër, në Neios Poros, dhe e morën të mirëqenë se linja ishte e hapur.
Vihet re se në këtë ditë të veçantë janë regjistruar disa probleme teknike, si pasojë e të cilave pjesë të linjave janë mbyllur me intervale.
Vetë treni me pasagjerë ishte nisur në orën 22.48 me 48 minuta vonesë nga stacioni hekurudhor i Paleofarsalos, dhe mbërriti në “takimin e vdekjes” me trenin tregtar pak minuta pas orës 23:00.
Shefi i stacionit, pasi fillimisht pretendoi se kishte futur trenin në shinat e duhura “por nuk iu bind sistemi”, pranoi gabimin e tij fatal pasi u mor në pyetje nga autoritetet dhe përballet me akuza të rënda për vrasje.
dava korrakesh te papergjegjshem. Tere diten mendjen e kane te frapeja
gjakdhjeret turko arrixhinj jane vetem per karroca me kale si ne filmin troja ..... vari k.....
Gabime qe ndodhin kudo, keqkuptime qe per fat te keq perfundojne ne tragjedi. Rastesi. Jo e qellimshme si ketu tek ne se vritet e theret njerzimi si ne kasaphane.
Njerezit jane gjithmone burimi dhe shkaku i gabimeve! Nuk mund t'u vesh faj. Duhet te pakten dy njerez qe te kontrollojne veprimet e njeri-tjetrit ne raste te tilla, kur nuk ka sisteme automatike, ashtu sic ka dy pilote ne nje avion edhe kur punen me te madhe e ben autopiloti.
Po nuk u compiuterizua sistemi skeni gjë në vij. Njeriu harron compiuteri jo.