Vuçiç “djeg” planin e BE: S’ka njohje, as formale e as informale

1 Mars 2023, 15:27Rajoni TEMA

Vuçiç “djeg” planin e BE: S’ka njohje, as

Qëndrimin e vërtetë e tregoi vetëm pas kthimit në Beograd. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njoftoi se nuk ka ndërmend të firmosë propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Gjatë një interviste për televizionin publik serb, ai nënvizoi bisedën e vështirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në gjuhën angleze dhe se nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje.


“Po e përsëris për të dhjetën herë. i kam thënë Macronit, Scholz-it dhe Lajçakut. Sa të jem president i republikës së Serbisë, nuk do të nënshkruaj as njohjen formale apo joformale të Kosovës dhe as për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara”, tha Presidenti serb.

Vuçiç u shpreh i gatshëm të zbatojë vetëm disa pika të propozimit europian, dhe se për këtë ka informuar ndërkombëtarët, përfshirë dyshen Macron Scholz në Mynih. “Nuk kam asgjë për të fshehur. Na është paraqitur një propozim mere ose lëre. Deklarata e Borrellit është shumë e paqartë, po flasim për një koncept apo një kornizë”.


Nuk la pa përmendur dhe çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se marrëveshja bazë për të është ajo e vitit 2013 dhe se përveç një kryetari, kuvendi, duhet të ketë prona të paluajtshme, flamur dhe stemë.

“Jam i bindur se nuk do ta formojmë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në një të ardhme të afërt. Do të shohim nëse do të jetë një muaj, dy apo gjashtë, por një ditë dikush do të duhet ta formojë atë. Pasi kjo të ndodhë, atëherë ne do të ulemi për të diskutuar tema të tjera që nuk janë të lehta”.

Në anën tjetër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas kthimit në Prishtinë konfirmoi se firmosja e propozimit europian duhet të ndodhë brenda marsit. “Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë bëhet me njohje reciproke dhe me reciprocitetin si princip”.

7 Komente

  1. h
    hajt pra ne pith te serbes shkofsh Nastradine

    bnuk behet Kafsha Njeri mos u merrni mo me kta shkerdhata njerez .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit

      Bravo i qofte! Na e kane be shurren ne koke gjithe jeten e do vazhdojne te na e bejne! Rrofte Ballkani I Hapur! Rrofte Edi, Saliu dhe MonaLikja! Te na rroje prostitucioni, Tallavaja dhe Rrumpall!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luani

        O shkëlqesi ke pjerdhur fare, 24/7.. ne dite ty dhe miqte e tu u kanë lënë në tru vetem fjalë.. protest, surrel, foltore.., dhe në funde sanduiç, ujë me bidon 10litra .. te sheshi..!!!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit

          Luani Ngaterron carin me dollarin! Nuk duron te te shajne kapon e mafies dhe hidhesh perpjete. Lexoje 10-12 here ate qe kam shkrujt, Pastaj pergjigju.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit

            Luani Ngaterron carin me dollarin! Nuk duron te te shajne kapon e mafies dhe hidhesh perpjete. Lexoje 10-12 here ate qe kam shkrujt, Pastaj pergjigju.

            Përgjigjjuni
        2. s
          spata

          C'ua bere mire BE-es dhe SH.B.A more kali prej druri i Putinit .Qendro andej nga e ke prejardhjen.Sa te jete Putini gjalle ske rruge tjeter .U mori cu mori deri me sot, qysh nga 1960, tani s'ka nevoje per therrimet qe e peshkojne Evropa e Makarronit dhe Ofmanit . Nuk mbetet tjeter gje vec te ndryshoje strategjija e Peremdimit me Serbine .Zero mbeshtetje ,zero investime ,zero perkedhelje.Embargua s'ndikon fare .Aq sa u duhet i marrin nga Rusija dhe Kina . Hidhni syte e zemren nga vendet e tjera qe ju respektojne e u servilosen .Forconi Kosoven,Shqiperine ,M.V dhe M.Zi .Vetem keshtu Serbija del jashte loje ne Ballkanin perendimor .Urgjentishte te prishen te gjitha marveshjet e Ballkanit te Hapur .Ti hapen negocjatat Kosoves e te hyje ne NATO. Rastroni disa politkane te deklaruar me Rusin e Serbin dhe futni ne BE M.Zi ,Shqiperine e M.V.keshtu skin pse vini verdalle e verdalle sa po harxhoni fonde e takime me nje qe nuk ja vlen .

          Përgjigjjuni
          1. B
            Ballkani i çhapur

            Filloi ky me lakadredha! S'të vjen turp nga Edi Rama

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje