Përplasja e 2 trenave, Mitsotakis: Ju garantoj se do zbulojmë shkaqet e tragjedisë që të mos përsëritet më

1 Mars 2023, 12:02Rajoni TEMA

Përplasja e 2 trenave, Mitsotakis: Ju garantoj se do zbulojmë shkaqet

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në vendin ku ndodhi tragjedia në Larisa të Greqisë.

Në një deklaratë për mediat, Mitsotakis garantoi se do të zbulohen shkaqet e tragjedisë dhe se do të bëhet gjithçka që të mos përsëritet.

“Është një tragjedi e patregueshme, mendimet tona janë me familjarët e viktimave. Detyra jonë është të mjekojmë të plagosurit, të identifikojmë të vdekurit. 

Një gjë që mund të garantoj është se do të zbulojmë shkaqet e tragjedisë dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ajo të mos përsëritet”, tha kryeministri grek.

Rikujtojmë se qeveria greke ka shpallur tre ditë zie kombëtare, me flamuj të valëvitur në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike

Lini një Përgjigje