Aksident tragjik në Greqi, përplasen kokë më kokë treni i pasagjerëve me trenin e mallrave: Dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

1 Mars 2023, 09:07Rajoni TEMA

Aksident tragjik në Greqi, përplasen kokë më kokë treni

Një tragjedi ka ndodhur në Larisa të Greqisë ku pas përplasjes së dy trenave kanë mbetur të vdekur 38 persona dhe janë plagosur 85 të tjerë. 

Mes të plagosurve ka pasur edhe fëmijë të moshave 6-7 vjeç. 53 prej tyre po marrin ndihmën mjekësore në spital, ndërsa 32 të tjerë kanë shpëtuar pa dëmtime të shumta. 

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat greke, aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku një tren pasagjerësh që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 pasagjerë në bord u përplas me një tren mallrash pranë qytetit të Larisës. 

Dhjetëra oficerë policie dhe 150 zjarrfikës morën pjesë në operacionet e shpëtimit. Rreth tridhjetë autoambulanca ishin gjithashtu në vend. 

Dy spitale në zonën e Larisës janë hapur për të akomoduar të plagosurit e shumtë, 25 prej të cilëve thuhet se janë në gjendje të rëndë.

"Po vazhdojmë kërkimet në kushte shumë të vështira për shkak të ashpërsisë së përplasjes midis dy autokolonave," shpjegoi zëdhënësi i zjarrfikësve Vassilis Varthakoyiannis.

"Kemi përjetuar diçka shumë tronditëse. Unë nuk jam i lënduar, por jam njollosur me gjakun e personave të tjerë që u plagosën pranë meje", tha një nga pasagjerët e intervistuar nga gazeta Protothema.

Guvernatori i rajonit, Konstantinos Agorastor, nënvizoi se përplasja mes dy trenave ishte "shumë e fortë", aq sa dy vagonët e parë të njërit prej trenave u shkatërruan "pothuajse plotësisht".

 

3 Komente

  1. F
    Foti Mema

    Ngushellime te perzemerta familjareve,,,zoti ju dhente force

    Përgjigjjuni
    1. P
      Phoenix

      Vete i kane vene te perplasen. C'fare kerkonte treni i mallrave ne te kundert? Trenat dhe qendrat e kontrollit kane GPS dhe monitorohet lokacioni te pakten nga 10 persona, duke perfshire ketu dhe Makinistet ne Lokomotiva. Kjo jane ben mu qe eshte e paramenduar dhe e qellimshme/ Kushedi se c'fare duan te gatuajne duke perdorur si justifikim kete vrasje masive.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Tragjedi. U prehshin ne paqe te pafajshmit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje