Escobar: Asociacioni është pjesë e marrëveshjes, Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë

28 Shkurt 2023, 16:55Rajoni TEMA
Escobar: Asociacioni është pjesë e marrëveshjes, Kosova e ka


I dërguar i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është pjesë e marrëveshjes mes dy vendeve, për të cilin Qeveria Kurti II ka dhënë mbështetjen e saj, dhe se duhet të implementohet.

Në një komunikim me gazetarë, Escobar ka deklaruar se formimi i Asociacionit është obligim dhe Kosova e ka kuptuar që duhet të ndodhë kjo.

“Asociacioni është pjesë e kësaj marrëveshje. Po ashtu gjendet edhe në konkluzionet e Këshillit. Është një fakt objektiv. Ajo që është në pyetje është kur duhet të ndodhë, sa shpejt.” ­– tha ai.

Escobar ka thënë se Kosova tashmë e ka kuptuar se duhet ta formojë Asociacionin, megjithatë, tha se nuk mund të vendosë afate kohore për implementimin.

“Me këtë marrëveshje Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë Asociacionin. Nuk do të vendosë afate kohore, por disutimi duhet të nisë menjëherë.” – tha ai.Leonitë Demaku/Nacionale

3 Komente

  1. G
    Gjini

    Isa Mustafa me 2013 dhe Hashim pashe Thaçi me 2018 firmosen personalisht. Albin Kurti edhe po hodhi firme do e ketë personale.

    Përgjigjjuni
    1. K
      KO

      Perdridhe or Eskobar, perdridhe! Nuk eshte Kosova, por Kurti qe me ne fund e ka kuptuar se asociacioni duhet bere. U deshen 10 vjete qe Kurti me ne fund te "kuptonte" se asociacioni duhet bere. 10 vjete po ti shumezosh me 1 miljon, qe eshte numri i shqiptareve ne Kosove, del qe Kurti i ka borxh shqiptareve 10 miljon vjete nga jeta shqiptare. U lodhem ne te tjeret qe me kohe e kemi kundershtuar Kurtin. Hengrem 10 vjete me rradhe koqet e tua qe Miradija nga Kosova na i servirte cdo mengjez si meze, sepse mendonim se ishje gabim. Cfaredo qe bere, prap je i pacipe dhe nuk mendon per Kosoven. Po te te kish mbetur 1 pike gjak shqiptari ne momentin qe more kethese, timonin duhet ta kishje dorezuar si shofer qe kishje humbur rrugen drejt gremines. Ne do vazhdojme perseri te hame koqet e tua si meze cdo mengjes, sepse Miradija mendon se ke Koqe ter Medha. Ik or derimen ne Norvegji! Bej me ne fund nje sherbese te vogel per popullin tone dhe gezo familjen tende norvegjeze. Vri vehten ne se nuk ke si te besh sepse serbi ta ka kapur koken me dere. Mjaft me!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dari

        New York Times: Shqipëria e vogël, peng në lojën e madhe diplomatike https://alb-spirit.com/2021/07/23/new-york-times-shqiperia-e-vogel-peng-ne-lojen-e-madhe-diplomatike/

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje