Vuçiç pas takimit me Kurtin: Serbia nuk ka çmim, kjo është diçka që ata nuk e kuptuan kurrë, do t'i mundim

28 Shkurt 2023, 09:56Rajoni TEMA

Vuçiç pas takimit me Kurtin: Serbia nuk ka çmim, kjo

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka publikuar në Instagram një video pas takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin në Bruksel.

Ai deklaron se ata do ta mbajnë betimin dhe Kushteutën e Serbisë, Kosovës dhe Metohisë si pjesë e Serbisë duke theksuar se Serbia do të fitojë.

“Unë po analizoj atë që ndodhi. Ne luftuam sa më shumë në kushte të vështira dhe luftuam për të ardhmen e Serbisë në paqe, për vazhdimin e investimeve në vendin tonë.

Për ne nuk ka Serbi tjetër, ne kemi një, do ta mbrojmë ate. Pas një lufte të vështirë, besoj të suksesshme, në Bruksel sonte po i përgjigjem të gjithë manipuluesve politikë dhe mediatikë që do të shkelnin vendin e tyre për një thërrime pushteti.

Serbia nuk ka çmim, kjo është diçka që ata nuk e kuptuan kurrë. Ne do t’i mundim ata. Serbia do të fitojë!” theksoi ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

2 Komente

  1. e
    emigranti

    Albin analizoi mire fjalet e ketij zullumqarit, dhe mos u nxito. Kerko reciprocitet me shqiptaret ne Serbi, asosacioni qe mesa duket e keni pranuar te pakten mos e shkele kushtetuten e Kosoves dhe te behet vetem per anen kulturore. Ne asnje menyre mos prano ndertimin e kishave e manastireve te reja ne Kosove. Ky ishte plani i Miloshevicit per nje pushtim afatgjate edhe nga ana shpirterore e Kosoves. Po me krimet e luftes qe nuk permenden kurrkundi ne marreveshje cfare do te behet. Mire se njohjen nga Serbia nuk do ta kemi, po njohjen nga 5 vendet europiane qe nuk e kane njohur akoma Kosoven a do ta kemi valle, apo do te mjaftoheni vetem me deklaraten e dhelpres plake Borell se ky plan eshte neneshkruar nga 27 vendet e BE, qe praktikisht eshte asgje. Duket se ky plan eshte bere per ti sherbyer Serbise e cila duhet pranuar sa me pare ne Europe qe te terhiqet nga rruga drejt Rusise. Kete gje ka kuptuar Serbia dhe eshte duke luajtur mire per veten e saj, jo vetem per te dale e painkriminuar nga lufta ne Kosove, por te dale si viktime dhe madje te perfitoje sa me shume nga Kosova. Prandaj Albin mos u ngut dhe mos u intimido nga " miqte " qe shohin vetem interesat e tyre, qe per momentin jane larg interesave tona kombetare.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Timi

      Propogandë dhe vetëm propogandë... Kosova është në Serbi vetëm në preambulën e kushtetutës serbe ndërsa në realitet është shtet që gëzon njohje ndërkombëtare megjithse me disa kufizime. Serbët janë kapur pas fijes së barit dhe rezolutës 1444 dhe i gënjen ende mendja se Kosova do kthehet sërish në vathën e tyre. Por Vuçiç dhe shumica në Serbi e dinë që Kosova është humbur përgjithmonë. Vuçiç ka kohë që flet para popullit të tij me nënkuptime që lënë të kuptosh se nuk ka rrugë tjetër veç pranimit të realitet për ta të hidhur që Kosova "djepi" i Serbisë është dhe do jetë ashtu si përherë djep i shqiptarëve.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje