Vuçiq:“Nuk është arritur asgjë përveç që do të bisedojmë perseri.Asociacioni është në rend të parë

27 Shkurt 2023, 20:58Rajoni TEMA
Vuçiq:“Nuk është arritur asgjë përveç

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pas përfudnimit të takimit në Bruksel, tha se “nuk ka marrëveshje mes palëve dhe as për asociacionin”, por ka një marrëveshje që ai dhe Kurti të vijojnë takimet e nivelit të lartë. 

Vuçiç shprehu besimin e tij se do të mund të arrihet një marrëveshje për të dyja palët dhe se ka insistuar në zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin, që po has kundërshtitë e kryeministrit Kurti.

“Nuk është arritur asgjë përveç që do të bisedojmë. Si të bisedojmë kur ka kundërshtime për Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Së pari duhet të zbatohet, sido që ta ktheni, Asociacioni është në rend të parë. Pastaj do të shohim çfarë do të ndodh tutje. Kam ardhur për të nënshkruar një propozim. Sa i përket pyetjes, ka një fushatë kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Do të njihen me atë se çfarë është nënshkruar. Ekzistojnë 22 parime që kemi nënshkruar fjalë për fjalë janë të rëndësisë të posaçme për popullin serb.

Nëse dikush nuk e kupton, nuk e kupton realitetin. Nëse dikujt do t’i binte ndërmend, pyetja ime është si të paguajmë rrogat profesorëve, arsimtarëve, mjekëve motrave medicinale. Nuk kemi Bashkësi, por një Bashkësi. Nuk kemi shtruar pyetje të vështira. Nuk besoj se keni lexuar parimet për themelimin e Asociacionit. Më thoni se cilat adresë të dërgojë dokumentet e nënshkruara e pranuar. Për këtë kam dëgjuar me kujdes z. Kurti e kam kuptuar se gjithë atë që tha, dhe pse është e papranueshme për të. Por këto janë çështje që duhet të arritura, e besoj do të përmirësohen. Më 23 ose 24 ata duan të kenë një raport për Këshillin e Evropës nëse kemi arritur diçka. Do të takohemi sërish. Ka qenë një takim shumë i vështirë.

Natyrisht që përmenda takimin e ardhshëm, duhet patjetër. Kanë insistuar në zbatimin e marrëveshjeve për Asociacionin, Kurti ka refuzuar. Thotë se do të arrihet një marrëveshje, por ka mbetur në situatë të paqartë. Mirë që folëm, por besoj se do të gjendet një marrëveshje për të dyja palët”, tha Vuçiç.

3 Komente

  1. S
    Scandal

    Ahhh bre Vucice po telashe te ka dalur me te madhin A.Kurtin ehhhh koha e komandant Zmijes (gjarpni)ka perfundu sikur ti kishe pasur edhe nje here komandantat e Rognerit tash edhe nje gojore ta kishin bo,e Asosasjonin sikur ta kane nenshkru ne 2013 tash edhe buket me lule te kishin jap,po nejse ti Vucice e din se krejt komandantat e Rognerit kan qen njerze te juaj,ashtu si e kane bere luften (me vrasje mbas shpines)ashtu e kane bere edhe paqen po faliminderit EU qe i shtini ne kafaze keta dubelaxhentat Serb-Francezo-Ruse

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Perkthimi qe i keni bere shkrimit eshte per te qare hall.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Flamur Struga

        Per kete demagog ,cdo alfabet ne bote fillon si puna e librave,letrave arabe,nga fundi ne fillim.E ketille eshte politika pragmatike rusoserbe,keshtu i pregatisin edhe lakejt e tyre.Politika rusoserbe,me kete qeveri te re ,e cila u prin bisedave ne Bruksel,nuk eshte ajo e atyre te cilet nga mos pjekuria,mos aftesia e tyre,e zhyten Kosoven ketu ku eshte se keshtu ne udhekryq e lane zuzaret,sot Repybliken e Kosoves e perfaqesojne bijt dhe bijat me te mire te kombit,qe e kane aftesine dhe trimerine me force dhe zemer luani.Populli yne ka pervoje te madhe dhum te hidhur me armiqet shekullor,tani rrota e historise qe eshte kethyer ne favorin e kombit tone,thone: avash o sllav i felliqur ,nuk ke te bejsh me lepe peqe,prite radhen se ne dim ti zbatojme,dim te manevrojme dhe te dalim triumfues.Populli yne intrigave kurtheve te armiqeve nuk u beson,ka kaluar Rsmbujen,ka kaluar vjene e bruksel ,demarkacione,premtime ,gezime qe fatkeqesisht lote dhimbje i jane shkaktuar.Prit o korb i zi se as dhimbja e Baton Haxhiu ty nuk te ndihmon.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje