
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka thënë se ka një shans të vogël për lajm pozitiv nga takimi i kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq sot në Bruksel.
“Për dialogun e normalizimit, jam i sigurt se jeni në dijeni se sot është një takim në Bruksel, mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq.
Kam vërejtur se ka pasur disa para-negocime në media, dhe kryeministri juaj ka thënë se dëshiron të fokusohet në propozimin franko-gjerman dhe jo të fokusohet në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sepse presidenti Vuçiq tha se ai dëshiron të shohë themelimin e Asociacionit përpara se të diskutohet propozimi franko-gjerman.
Nuk më takon mua të diskutoj se çfarë do të ndodhë sot. Mendoj se ka një shans të vogël për një lajm pozitiv sot nga Brukseli. Pra, le të shpresojmë që qëndrimi i Bashkimit Evropian për këtë, përfshirë Suedinë dhe SHBA-në, është se të gjitha marrëveshjet e mëparshme duhet të zbatohen. Ideja është se nuk mund të zgjedhësh midis marrëveshjeve të mëparshme.
Pse ka një qeveri të re, nuk do thotë se mund t’i injorosh të gjitha angazhimet e qeverive të kaluara, sepse atëherë duhet të filloni nga e para. Juve mund t’ju pëlqejnë, mund të mos ju pëlqejnë disa nga këto marrëveshje, por ju duhet të jeni në gjendje t’i zbatoni ato marrëveshje”, tha ai.
Asosacioni eshte rrezuar poshte nga gjykata kushtetuese e Kosoves, prandaj nuk duhet lejuar. Edhe ky ambasador po i bie fyellit po ne nje vrime. Sipas ambasadorit ne fjale sukses eshte vetem kur te plotesohen te gjitha kerkesat e Serbise, filluar nga asosacioni, deri tek ngritja e kishave e manastireve serbe qe nuk kane egzistuar me pare, si kepurdha helmuese ne territorin e Kosoves , pasi Vucici eshte ne sintoni te plote me planet e Miloshevicit per aneksim te Kosoves. Pra edhe ky si te tjeret nuk do t'ja dije per te ardhmen e Kosoves, e cila nuk fiton gje tjeter vec premtimeve boshe per nje te ardhme ne BE, qe nuk dihet se kur mund te realizohet, ndersa Serbia jo vetem qe nuk po ndeshkohet per krimet e kryera ne Kosove, por po shperblehet me futje te shpejte ne BE e shoqeruar me ndihma ekonomike si dhe nje aneksim te bute te Kosoves.