Behgjet Pacolli: Dy shtete të mëdha do njohin Kosovën

27 Shkurt 2023, 20:18Rajoni TEMA

Behgjet Pacolli: Dy shtete të mëdha do njohin Kosovën

Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli deklaroi se shumë shpejt, dy shtete të mëdha do të njohin pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Pacolli u shpreh se aktualisht, këto dy shtete e njohin pasaportën e Kosovës dhe shtoi se emrat do të bëhen publike në ditët në vijim.

“Sot mund t’iu them se kam dy njohje kualitative të shteteve që e njohin pasaportën e Kosovës. Nuk kam dashur ta bëj publike dhe ato shumë shpejt do të bëhen publike. Këto shtete, të cilat e njohin pasaportën e Kosovës, presin që delegacionet nga Kosova të shkojnë të ulen dhe të lidhin marrëdhëniet diplomatike.

Nuk mund t’i them tani, por kjo është shumë e vërtetë, ka ndodhur në 10 ditët e fundit. Janë dy njohje kualitative, dy shtete të mëdha dfhe besoj se shumë shpejt do të keni edhe emrat”, theksoi ai.

3 Komente

  1. P
    Pordhe me rigon....

    Tajikistan dhe Rrockistan..... allah uakbar!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shefik Ormëni

      Nëse nuk mund t'na tregosh emrat e shteteve, na bëni të ditur zoti Pacolli, në cilët vënde keni fituar dy tenderat e fundit, sepse më pas e gjejmë vetë cilët shtete janë.

      Përgjigjjuni
      1. e
        emigranti

        Ky eshte lajm I mire. Vetem se mos lidhet me asosacionin., qe pastaj te akuzoni Kurtin per deshtimin e ketyre 2 njohjeve te medha sic pretendoni ju.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje