Albin Kurti pranon mosnjohjen nga Serbia

28 Shkurt 2023, 11:15Rajoni TEMA

Albin Kurti pranon mosnjohjen nga Serbia

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin i nisi bisedimet në Bruksel me qëllimin e vetëm njohje reciproke dhe marrëveshje finale, por të hënën mbrëma në Bruksel është pajtuar të nënshkruajë një marrëveshje që përveç se nuk e përmban njohjen, ka brenda diçka akoma më problematike.

Kosova pranon që të nënshkruajë marrëveshje me një shtet që nuk e njeh dhe kjo bëhet e qartë në preambulë.

Aty, përveç të tjerash, thuhet “…without prejudice to the different view of the Parties on fundamental questions, including on status questions…”, që në shqip do të thotë “…pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të Palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit…”.

Kur marrëveshja për fusnotën ishte arritur më 24 shkurt të vitit 2012 në Bruksel në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Lëvizja Vetëvendosje e kishte quajtur heqje dorë nga Pavarësia e Kosovës.

Marrëveshja për fusnotë ishte arritur pikërisht meqë Serbia nuk njihte Kosovën dhe gjithashtu as 5 shtete të Bashkimit Evropian, prandaj Kosova u pajtua me këtë akord në mënyrë që t’ mundësohej përfaqësimi i Kosovës në nismat rajonale.

Ajo nënkupton pozicionin e palëve karshi statusit të Kosovës, përkatësisht pozicionin e Serbisë në përputhje me Rezolutën 12 44 dhe pozicionin e Kosovës që mbështetet në opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Zgjatimin e fusnotës e ka vërejtur edhe politologu, Agon Maliqi.

“Dokumenti është plot me dykuptimësi. Në hyrje të tekstit Kosova efektivisht e pranon një fusnotë të dytë apo edhe ia zgjat jetën fusnotës së parë, teksa flitet se palët e arrijnë marrëveshjen “pa paragjykim ndaj pikëpamjeve të ndryshme të Palëve mbi çështje fundamentale, përfshi ato mbi statusin”. Pra Kosova pajtohet me idenë që Serbia të mos e njohë”, shkruan Maliqi.

3 Komente

  1. B
    Ben

    Nuk i kuptoj analistet shqitare dhe disa kokrra te huaj.Çfare trapin te beje Albini? USA dhe BE thone, ja marrveshja e gatshme,po te duash firmose,po te duash jo dhe pastaj do keshe pasoja,hajd shnet.Si t'ja bej pra?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ashtu Kot

      Edhe une jam me ty Ben. Mendimi im eshte se Ky Maliqi po mundohet te zevendesoje Kurtin e vjeter. Do te zevendesoje Kurtin e "reciprocitetit". Ne thelb edhe une kenaqem sikur Kurti qe ne fillim te kish imponuar "reciprocitein", por ne vend te kesaj ai humbi karriken... Edhe mua me pelqen "reciprociteti", por e vertata apsolute eshte se jeta nuk eshte fushe e endrave per nje politikan. E verteta eshte se lufta per te miren e atdheut eshte qellimi i nje politikani. Qe te mos tregoj "dokra" po i bie shkurt. Ne kete lufte politikani ka synim "kerkeseat maksimale" por edhe ato "minimale". Qe te arrihet ne qellimin final duhet te fitohen betejat dipllomatike. Pra edhe ne kete rast arritja e marreveshjes eshte nje fitore modeste per Kosoven, por ajo eshte ne te njejten kohe edhe nje kethese e forte ne politiken e Kurtit. Enderoj qe Kurtit i kane ardhur trute dhe jo "endrat" maksimale per te bere politike....gazetari po kerkon te hiqet edhe me i "forte" se Kurti....

      Përgjigjjuni
      1. T
        Timi

        Kurti mund të mendojë ç'të dojë por nuk bën dot si të dojë. As Vuçiç nuk bën dot si do donte. Falë SHBA-së dhe BE-së dhe politikës së shkopi dhe karrotës po arrihet një përparim i rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi pas një stanjacioni të gjatë që do konkludohet me arritjen e një marrveshjeje normaizimi të mardhënieve mes dy vendeve. Rëndësi do ketë zbatimi i marrveshjes gjë që nuk do jetë gjë e lehtë. Në planin politik përfitimet më të mëdha i ka Kosova ndërsa në atë ekonomik Serbia. SHBA dhe BE janë gati të hapin qesen për Serbinë në mënyrë që kjo e fundit të largohet nga Moska dhe të pajtohet me realitetin e Kosovls shtet edhe pse nuk do kemi ende njohje zyrtare. Shumë pika të planit nënkuptojnë njohjen formale me theks te respektimi i sovranitetit, kufijve, simboleve shtetërore, dokumentev etj. Nëse kjo nuk është praktikisht njohje, atëherë ç'eshtë ? Vuçiç para presionit të madh dhe rrezikut për sanksione dhe tërheqje investimesh në rast refuzimi të marrveshjed u ka hedhur nacionalistëve dhe serbëve në veri të Kosovës një kockë si Asociacioni që të lëpihen dhe ta mbyllin gojën. Asociacion që do jetë më tepër një organ rajonal përfaqësues që do ketë një formë statusi vetadministrimi të 4 komunave me shumicë serbe. Statuti i Asociacionit do jetë në përputhje me rendin kushtetues të Kosovës dhe në respekt të sovranitetit të saj.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje