
Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, i ka thënë të martën Parlamentit Evropian në Bruksel se ekzistojnë tri kushte kryesore për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Asociacioni duhet të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës, duhet të jetë në përputhje me qëndrimet e BE-së se nuk mund të ketë fuqi ekzekutive, siç është thënë në letrën që ish-Përfaqësuesja e Lartë, Federika Mogherini, ia kishte dërguar atëbotë kryeministrit të Kosovës. Së treti, që Asociacioni të mos paraqesë nivelin e tretë të pushtetit”.
Ai ka thënë se sipas ligjeve të Kosovës, nuk mund të ekzistojë autonomi territoriale e serbëve në Kosovë.
Bislimi ka përmendur se 60 për qind e serbëve në Kosovë jetojnë jashtë pjesës veriore të vendit.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.
Bislimi e ka përmendur Asociacionin kur e ka diskutuar marrëveshjen drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të cilën është arritur pajtueshmëri të hënën në Bruksel, në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai ka thënë se marrëveshja e përfshin edhe një pikë që parasheh zbatimin e marrëveshjeve të arritura në të kaluarën në dialog, por që ajo duhet të sqarohet.
“Ky paragraf duhet të detajohet. Së pari të bëjmë një analizë të marrëveshjeve nga e kaluara. Sepse nuk ka kuptim të diskutohet për disa marrëveshje që janë tejkaluar dhe të cilat tash zgjidhen me marrëveshjen e fundit. Si për shembull marrëveshjet për njohjen e vulave, kadastrat, e tjera, nëse me këtë marrëveshje njihen të gjitha dokumentet.
Pra, duhet të shohim se cilat marrëveshja janë akoma të vlefshme, e cilat janë tejkaluar tashmë”, ka thënë ai.
Në debatin e zhvilluar në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, shumica e euro-deputetëve e kanë përshëndetur arritjen e pajtueshmërisë mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt.
Bislimi ka thënë se tani fokusi mbetet te darkodimi për planin për zbatimit të marrëveshjes.
“Ajo për çfarë u pajtuam është se nuk do të diskutohet më propozimi, por do të fokusohemi në pjesën e dytë, që është edhe më e rëndësishme, sepse ka të bëjë me implementimin. Duhet ta fokusojmë energjinë që të dizajnojmë planin për të shmangur paqartësitë, si dhe për të sqaruar obligimet e të gjitha palëve që dalin nga kjo marrëveshje, si dhe sekuencimin e aktiviteteve që do të pasojnë.
Duhet të caktohen edhe afatet kohore dhe modalitetet e monitorimit të zbatimit”, ka thënë Bislimi teksa u është përgjigjur deputetëve.
“Vetëm plani i duhur i zbatimit do të sigurojë se kjo nuk do të mbetet vetëm një nga 34 marrëveshjet që janë arritur deri më tash, por ajo do të krijojë një ndryshim pozitiv në raporte”, ka thënë mes tjerash Bislimi.
Bislimi ka përmendur edhe se Kosova pret që të diskutohen edhe obligimet që ekzistojnë për shuarjen e të gjitha strukturave paralele
Duke diskutuar për zhvillimet e 27 shkurtit, Bislimi ka thënë se vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën – Spanja, Qiproja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia – të ndryshojnë qëndrimin e tyre pas kësaj marrëveshjeje.
“Duhet të ketë unifikim të qëndrimit në BE edhe nga pesë vendet anëtare që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Nëse vendet e BE-së kanë arritur të kenë qëndrim unik rreth agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, e kanë edhe më të lehtë të pajtohen për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
Nëse Serbia ka obligim që të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, nuk ka më arsye as nga ndonjëra prej pesë vendeve të BE-së që të mos e mbështesin Kosovën, për shembull në anëtarësim në Këshillin e Evropës, apo në procesin e integrimit në BE”, ka dekaruar Bislimi.
Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011.
Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale.
Kosova insiston në njohje reciproke, Serbia kërkon zgjidhje kompromisi./REL
reciprocitet... dhe miratim me referendum
Bislimi si dhe Kurti kane rene ne "gracken" e Vuciqit. Si Bislimi dhe Kurti nuk duhet te fasin per ate qe nuk do bejne, por per ate qe do bejne. Ajo qe do bejne eshte pikerisht ajo qe Bislim thote se nuk do bejne. Si Kurti ashtu dhe Bislimi duhet te mesojne nga dipllomacia. Si Kurtit dhe Bislimit nuk do i vije ne Kosove Vuciqi qe te beje asociacionin . Asociacioni qe kerkon Evropa eshte kryesisht per Kosoven dhe qytetaret e saj. Serbia si cdo vend ne bote ka te drejte te kerkoje, por edhe te jape per shqiptaret e Serbise. Une asnjehere nuk kam degjuar dipllomacine serbe te thone se cfare nuk eshte e lejuar per shqiptaret e Serbise, por flasin per te drejtat qe ata kane. Qe te mos zgjatem, po theksoj edhe nje here qe si Kurti dhe Bislimi te mos jene "negative" vend e pa vend por te jene pozitiv dhe te flasin per "mjalt dhe sheqer" per serbet e Kosoves...Ne vend te pergjigjen kerkesave shoviniste te Serbise ata duhete te diallogojne me Evropen dhe Ameriken. Deri me sot Kurti ka qene nen drogen e Vuciqit. Ka rdhur koha qe Kurti te filloje te flase me fjalorin evropian plot mjalte e sheqer sic jane te drejtat lokale te pakicave qe ekzistojne ne Evrope dhe jo ato qe enderon Vucii naten dhe ja kerkon Kurtit diten. Kurti duhet te shkeputet nga hipnoza serbe.....
Ky pederasti eshte thjeshte nje bythshkerdher i Serbise.O trima koqevare,eleminoini keta kurvat politikane qe qihen nonstop me serbet
E mor PIS LIM njeri i ndyre, pa dinjitet e i pa fytyre.