
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka reaguar pas përplasjes së dy trenave në Greqi.
Në reagimin e tij në Twitter Michel u ka bërë thirrje ekipeve të kërkimit që të vazhdojnë punën e vështirë me guxim dhe forcë.
“Mendimet e mia janë me popullin e Greqisë këtë mëngjes.
Të tronditur nga lajmet dhe pamjet e përplasjes së dy trenave në Tempe. Ngushëllime familjeve të viktimave. Guxim dhe forcë ekipeve të shpëtimit që vazhdojnë punën e tyre të vështirë”- shkruan Michel.
Lini një Përgjigje