
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka dorëzuar një version publik më pak të redaktuar të aktakuzës së ndryshuar në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku bëhen të ditur emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë.
Në Komunën e Drenasit, si viktima të vrasjes përmenden: Emin Emini, Ibush Hamza, Hyzri Hajrizi, Shaban Hoti, Safet Hysenaj, Bashkim Rashiti, Lutfi Xhemshiti, Shyqyri Zymeri dhe Hasan Hoxha dhe Ajet Gashi.
Ndërsa në komunën e Lipjanit, si viktima të vrasjes përmenden: Bojan Cvetkoviç, Zarko Filipoviç, Dragoljub Tanaskoviç, Zivota Todoroviç dhe Dragan Vuçetiviç.
Kurse, në Komunën e Podujevës si viktimë përmedet Osman Sinani, derisa në Komunën e Rahovecit përmendet Cvetko Pleviç, e po ashtu edhe Hysen Krasniqi.
Ndërkaq Suharekë, si viktima përmenden Latife Kololli dhe Rrushe Kololli.
Si viktima të zhdukjes me forcë në Ferizaj përmenden: Rrahim Elezi, Riza Kiki, Faik Reci dhe Nezir Topojani. Kurse, në Suharekë, përmenden Latife Kololli dhe Rrushe Kololli.
Ndërsa, në Gjakovë përmendet Pal Krasniqi.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë bërë të ditur se në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, janë caktuar katër seanca për në Prill të këtij viti.
Sipas Gjykatës Speciale një seancë është caktuar për 3 prill, ditën në të cilën pritet të fillojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Seancë për rastin në fjalë do të ketë edhe më 4 dhe 5 prill, njofton më tej Gjykata Speciale.
Ndërsa më 11 prill të këtij viti, Gjykata Speciale, ka paraparë fillimin e procesit të paraqitjes së provave nga ana e Zyrës së Prokurorisë Speciale, respektivisht me dëgjimin e dëshmitarëve.
Të gjitha këto seanca pritet të fillojnë në orën 9:30, por se do të transmetohen me 45 minuta vonesë për publikun.
Për çka po akuzohen Thaçi dhe të tjerët?
Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.
Sipas aktakuzës fillestare, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.
Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë.
Më 10 maj, Prokuroria e Specializuar ka paraqitur tri kategori ndryshimesh në aktakuzën ndaj Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas versionit të ndryshuar të aktakuzës, në fshatrat Budakovë dhe Semetishtë të Suharekës, dyshohet që ndërmjet 4 qershorit 1998 dhe shtatorit 1998, të paktën 12 persona janë ndaluar në qendra ndalimi.
Po ashtu, në aktakuzë thuhet se në fund në fund të qershorit dhe fillim të korrikut të vitit 1999,pjesëtarë të UÇK-së ndaluan “të paktën tre persona pa proces të rregullt ligjor në një seli të UÇK-së, të vendosur në ndërtesën e një ish-shkolle dhe konvikti në Gjilan”.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.(Albaniaposti)
Mbas Luftes se Dyte Boterore ne France -Hollande -Belgjike u denuan e u vrane shume Kolaboratore te Nazismit _ Cfar karin doni me shqiptaret atehere ?????????????? Mos duhet ti falenderonin Spiunet dhe Bashkpuntoret e Krimineleve Serb qe vrane popullsine civile Shqiptare kosovare ?????????? Kush Llogjike Njerezore e permban kte Pafytyresi apo kte Fashizem qe po shkaterron Boten dhe po e con drejt nji Lufte cfarrosese te Njerzimit ??????????????? Lironi menjiher Luftetaret e Lirise Kosves _Kanibale Fashiste !
Shume i drejte komenti .Vetem ekzekutime ne France ka patur mbi 13 mije si tradhetare te atdheut. Ka patur miljona debime.
Poshte edhe komunizmi i Enver gjakatarit ..
tru shplar ,ala edhe sot ha mute komunistesh ?
Nuk egziston lufte pak krime.
„Posht fashizmi“ Ashtu ka qen dhe ashtu duhet te jete por,keta profiterat te gjithe rrethin e vet e ndertuan pikerisht nga keta spiun udbasha ju shperndan edhe tituj deshmoresh rastini Haki Imerit etj keta pastaj i lajmruan rastet te kfori unmik dhe bia dhe ju krijue dosjna me 1 milion faqe atakuza
Poshte nazistet e Hages dhe te BE gay. Clirimtatret e popullit te tyre dalin kriminele, kriminelet serbe na dalin heronj.
Cfare fakti kane qe akuzojne 4 kreret e UCK per krime lufte, kur dihet mire qe ka edhe hakmarrje sporadike ndaj spiuneve nga ana e personave te demtuar.
Poshte fashizmi i ulur ne karrige drejtesije,kjo eshte e pa pranushme per popujt mbare.Mos çoni boten ne sketerr me keto akuza shume qesharake mbas nje lufte me qellim çfarrosjen e nje populli siç eshte populli i Kosoves.Ju njerez te drejtesise gjoja po kerkoni ti vini vetulla Serbise si gjithmone por ne te vertete po i nxirrni syte BOTES mor te mjere.