
Diplomacia e ndërmjetësuesve të BE-së do të zgjasë deri në pjesën e dytë të marsit. Shumë pyetje mbeten të hapura, ndonëse palët janë dakorduar.
Kosova dhe Serbia kanë rërë dakord lidhur me planin e Bashkimit Evropian për marrëveshje. Por plani nuk është nënshkruar dhe në rrugën prej ujdisë deri në zbatimin e marrëveshjes priten edhe shumë pengesa. Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të hënën më 27 shkurt në Bruksel, njoftoi me gëzim se të dy të ftuarit, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, e kanë pranuar "propozimin evropian" dhe se nuk duan të diskutojnë më gjatë për këtë çështje. Borrell në fund filloi me analiza për suksesin dhe gjërat për të cilët palët janë dakorduar, që propozimi të jetë një bazë e qëndrueshme për një marrëveshje të përhershme.
Bashkimi Evropian publikoi pak më vonë gati të njëjtin tekst që është publikuar më parë edhe në disa media, e që quhej propozimi franko-gjerman. Siç u shpjegua, ky propozim duhet të jetë korniza për negociata të mëtejshme. Por plani nuk është nënshkruar dhe tani duhet të përcaktohet plani i zbatimit - çfarë, saktësisht si dhe në çfarë renditjeje do të zbatohet. E këtu ka mosmarrëveshje të mëdha mes palëve, sepse Kosova kërkon që marrëveshja të jetë pjesë e një njohjeje mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa Serbia kërkon zbatimin në rend të parë të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, e më pas të flitet për gjëra të tjera.
Dallimet shihen menjëherë pas takimit
Aleksandar Vucic në Beograd foli prapë për linja të kuqe
Dallimet u bënë të qarta menjëherë në deklaratat pas takimite më pas edhe pas kthimit të bashkëbiseduesve në vendet e tyre. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sapo dolën nga takimi me Borrellin, ku u dakorduan me dokumentin, dhanë deklarata me pikëpamje të ndryshme. Vuçiqi insistonte që asociacioni të jetë pika numër një e marrëveshjes, ndërsa Kurti thoshte se kjo çështje është vetëm një nga pikat e shumta.
Më pas presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka dhënë një intervistë për mediat serbe ku tha se është i gatshëm të flasë për të gjitha, por jo për njohjen e shtetit të Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Vuçiqi tha se këto janë "linjat e kuqe", që nuk do t'i kalojë, ndonëse në propozimin e publikuar nga BE-ja thuhet qartë se palët "nuk do të kundërshtojnë njëra-tjetrën në anëtarësimin e tyre në organizatat ndërkombëtare". Vuçiqi e ka pranuar pra dokumentin ku thuhet se nuk do të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe nuk do të nxisë të tjerët ta pengojnë atë, ndërsa me t'u kthyer në Beograd tha se kjo është një linjë e kuqe që nuk do ta kalojë.
A mjafton dokumenti që vendet e BE-së ta njohin Kosovën?
"Edhe pse ende mungon nënshkrimi përfundimtar, ky është një sukses i madh politik për BE-në, por edhe për të gjithë rajonin”, thotë në një intervistë për DW, deputetja e Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel, duke kujtuar tensionet e muajve të fundit. Politikanja e të Gjelbërve gjermanë është e bindur se ky tekst i marrëveshjes mund të bindë Greqinë, Spanjën, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë që ta njohin Kosovën dhe që Prishtina edhe formalisht të nisë rrugën drejt BE-së.
Bashkëbiseduesit e tjerë nuk janë kaq të bindur për këtë sukses të madh. Derisa të sqarohet gjithçka, nuk mund të thuhet se ky është një sukses i madh politik. "Ende jo”, thotë eksperti i Ballkanit, Florian Biber nga Universiteti i Gracit. Biber e sheh tekstin e marrëveshjes kornizë si një njohje de facto të Kosovës nga Serbia. Por shton se pilula e hidhur për Prishtinën është se nuk ka njohje të plotë. "Për Kosovën problemi më i rëndësishëm është bllokimi i anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare nga vendet që nuk e njohin pavarësinë”, tha ai. "Është e paqartë nëse një marrëveshje e tillë është e mjaftueshme për disa vende që të njohin Kosovën", shtoi Bieber.
Vazhdimi i presioneve
Politologu Vedran Xhihiq nga Instituti Austriak për Politikë Ndërkombëtare thotë se është një "pikëpyetje e madhe”, nëse Serbia do të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së. Xhihiq pret gjithashtu fërkime të mëtejshme për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të cilës Kurti nuk dëshiron t'i japë kompetenca më të gjera ekzekutive, nga frika e një "kali të Trojës" në Kosovë. Politologu po ashtu rikujton se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës vështirëson formimin e asociacionit.
Diplomatët prapë në aksion
Pikat e tjera të marrëveshjes përmenden më rrallë si kontestuese dhe kanë të bëjnë me njohjen e dokumenteve dhe simboleve, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e misioneve të përhershme e të tjera.
Por kur dihet së çështjet më të rëndësishme janë të diskutueshme, atëherë pritet që i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, të vazhdojë me diplomacinë e vizitave të dy palëvenë mënyrë që deri në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së në fund të marsit, gjithçka të hidhet në letër dhe të nënshkruhet. Deri atëherë, si Vuçiq ashtu edhe Kurti mund të jenë nën presion diplomatik dhe politik. "Presioni politik është i mirë, por është me rëndësi edhe ajo që në anglisht quhet ownership. Pra është me rëndësi që në një moment ata vetë të thonë se duan ta nënshkruajnë këtë marrëveshje”, përfundon eurodeputetja Von Cramon-Taubadel./ DW
Albin qendroi fjales qe ke dhene, kujdes me piken 7 te marreveshjes , jo asosacionit , jo ndertimit te kishave e manastireve te reja serbe ne Kosove qe do te jene si gozhda e Nastradinit per Serbine ne Kosove. Vucic thote se nuk do ta njohe Kosoven si dhe nuk do lejoje ate te hyje ne organizata nderkombetare, por edhe sikur te " pranoje " pjesemarrjen e Kosoves ne to, do te jete vetoja ruse qe do ta bllokoje Kosoven. Kosoves i duhet te pakten njohja nga 5 vendet europiane qe nuk e kane njohur akoma ate, qe jane nje tjeter pengese. Nese firmos keto pika te marreveshjes kjo jo vetem qe do te damkosi ty, por do te jete nje dem i pariparueshem dhe me pasoja per Kosoven , e cila ne kembim merr vetem premtime boshe per Kosoven per hapjen e negociatave per pranim ne Europe qe nuk dihet se kur mund te ndodhe ne nje kohe qe Europa nuk ka ndermend te zgjerohet me dhe do te jene te pakten 5 vendet e tjera te BE qe do ta pengojne ate. Kujto premtimin e pambajtur te Europes per vizat menjehere pas marreveshjes nderkufitare me Malin e Zi, si pasoje e se ciles Kosova humbi mijera hektare. Do te kesh presione nga te gjitha drejtimet deri sa Serbia te realizoje qellimet e saj, por duhet te durosh, se vetem keshtu do fitoni Ju dhe Kosova. Mos degjo furcet e demagogut te shitur Rama, i cili si serbofil qe eshte dhe servil i " te medhenjve "gezon per suksesin e mikut te tij Vucic dhe sherbimin ndaj tyre, ne shkembim te postit dhe pafajsise lidhur me bemat e tij per korrupsionin. Ju duke qene i pakorruptuar nuk ka pse te perlyeni emrin e mire qe keni. Le t'ju kercenojne sa te duan, por ne fund te fundit ju keni mbeshtetjen e mbare popullit shqiptar ne kete drejtim duke triumfuar serish ne nje perballje te mundshme, me te shiturit, ne rast te ndonje puci tjeter. Serbia ne vend qe te pergjigjej per krimet e kryera ne Kosove ka kaluar ne ofensive per perfitime duke e kthyer praktikisht Kosoven ne nje satelit te saj me ndihmen e Perendimit, kryesisht per shkak te luftes ne Ukraine, por edhe te paaftesise suaj per te kembengulur ne kete pike. BE dhe Amerika shohin interesat e tyre, ndersa Ju Albin jeni aty per te mbrojtur interesat e Kosoves. Pamvaresisht presionit qe te bejne zyrtaret e huaj, me ne fund ato do te respektojne edhe me shume per vendosmerine tuaj ne mbrojtje te Kosoves. Serbet nga ana tjeter, nepermjet Planit Ahtisari i kane te gjitha te drejtat ne Kosove, madje edhe me shume se shqiptaret, ndersa shqiptaret ne Serbi nuk i gezojne keto te drejta. Nderkohe Serbia ne rast se neneshkrani ju marreveshjen fiton hyrjen me procedure te pershpejtuar ne Europe, e shoqeruar me ndihma, paternitet mbi Kosoven dhe mosndeshkim per genocidin dhe krimet e kryera nga ajo.
Pse nuk e postoni komentin tim, nderkohe qe nuk censuroni komente te tjera fyese me nje fjalor prej rrugecerish.