VIDEO/ Aksidenti tragjik në Greqi, momenti kur treni i pasagjerëve shpërthen në flakë

1 Mars 2023, 12:34Rajoni TEMA

VIDEO/ Aksidenti tragjik në Greqi, momenti kur treni i pasagjerëve

Një tragjedi ka ndodhur në Greqi këtë të mërkurë. Nga videot shihet momenti kur treni i pasagjerëve shpërthen në flakë.

Aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku treni i pasagjerëve që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 persona në bord u përplas me një tren mallrash pranë qytetit të Larisës.

Sipas mediave greke bëhet fjalë për 36 viktima, 130 të lënduar dhe 66 persona që po marrin mjekim në spital. 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Të mbijetuarit kanë treguar se vagonët u përfshinë me shpejtësi nga flakët, njerëzit digjeshin të gjallë, ndërsa ishte shumë e vështirë të nxirrje personat nga mjeti i shkatërruar.



1 Komente

  1. S
    Shkodrani

    Fatkeqesi dhe mungese investimesh, ngushellime familieve. Besoj se sunit urryesit shqiptar nuk do t'i shajne dhe percmojne keto viktima ashtu sic bene me ato te Turqise dhe Sirise.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje