EMRI: I riu shqiptar mes të zhdukurve nga përplasja e trenave në Greqi

1 Mars 2023, 15:18Rajoni TEMA

EMRI: I riu shqiptar mes të zhdukurve nga përplasja e trenave në

Një i ri shqiptar rezulton mes të zhdukurve nga përplasja e dy trenave në veri në Greqisë.

Mediat greke shkruajnë se i riu me emrin Denis Ruçi është i zhdukur dhe po kërkohet nga familjarët e vet.

Këta të fundit kanë kontaktuar me policinë greke dhe mediat shqiptare.

Ka shkuar në 40 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Greqi ndërsa raportohet për dhjetëra të plagosur.

Mes të plagosurve u raportuan edhe fëmijë të moshave 6-7 vjeç. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat greke, aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku dy trenat janë përplasur me njëri-tjetrin.

Lini një Përgjigje