Deputeti grek mohon të ketë goditur me grusht kolegun: Nuk duroj njeri të më shajë nënën, e kapa për jakë

25 Prill 2024, 11:22Rajoni TEMA

Deputeti grek mohon të ketë goditur me grusht kolegun: Nuk duroj njeri

Deputeti i pavarur grek, Konstantinos Floros, ka komentuar përplasjen me kolegun e tij Vassilis Grammenos një ditë më parë në Parlament, ku pas një debati në seancë plenare, u konfliktuan fizikisht.

Konstantinos Floros ka mohuar kategorikisht se e ka goditur me grusht Grammenos, edhe pse ky i fundit e kishte sharë nga nëna.

“I gjithë ngjarja nisi me fjalimin e zotit Çita për heqjen e imunitetit të zotit Velopoulos që vjen nga një padi që babai im ka bërë rreth 2 vite më parë për shpifje nëpërmjet një llogarie të rreme në X. Prandaj, zoti Çitas në fjalën e tij, tha se Velopoulos nuk ka asnjë lidhje me këtë rast konkret.

Në atë moment unë u ktheva dhe thjesht i thashë se ‘këtë do ta vendosin gjykatat, jo ju’. Në atë moment, pa qenë nevoja dhe pa i folur unë, Grammenos u hodh dhe më tha: “Mbylle plehër”. Unë kthehem dhe i ‘çfarë thatë’. Ai largohet në atë moment dhe unë ulem në vendin tim”, tha fillimisht Floros për ANT1.

Më pas sipas Konstantinos Floros, Grammenos, është kthyer sërish në sallën e Parlamentit dhe e ka provokuar duke i thënë që do të të vendosim pranga dhe e ka sharë nga nëna.

“Kthehet provokues, më ka bërë shenjë si i prangosur, më thotë ‘ty do të të q* nënën’, më thotë. Dola në korridor atë moment, se nuk duroj njeri të shaj mamin që është gjëja më e shenjtë që kam dhe mendoj se është për gjithë. Dola në hyrje, aty ishte roja e Parlamentit,  aty ishte edhe Grammenos.

Më thotë ‘ik nga këtu, largohu nga fytyra ime’. Ai më shtyu dhe në atë moment kthehem, e kap për jakë dhe e hedh poshtë. Nuk kanë raportuar asnjë grusht, as më të voglin. Dhe këtu mbaroi çështja, u mblodhën njerëzit, na ndanë dhe asgjë tjetër nuk ndodhi. Nuk e kam goditur kurrë”, ka rrëfyer ai për mediat greke.

3 Komente

  1. A
    Arvanitas ekstremist grek???? Dmth gjakprishur.

    Srenipi I kacakut Mihal Gramenos paska ngrene dru nga nje sternip anadolli.Na turperoi racen

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qafa e Llogarase

      Floros,Gramenos,si emra shqiptare me tingèllojne...Çita.....hhhaaaaa lotttt

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qeveri leshi

        Po patjeter jane shqiptare o vlla se ata shajne nga nèna,motra...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje