Përplasja Prishtinë-Beograd, Serbia arreston personin e dyshuar për “krime lufte” në Kosovë

3 Korrik 2024, 22:10Rajoni TEMA
Përplasja Prishtinë-Beograd, Serbia arreston personin e dyshuar

Policia serbe e ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e “krimeve të luftës” në vitin 1999 në Kosovë, tha ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç.

Në një njoftim për media, Ministria serbe nuk tregoi se shtetas i cilit vend është i arrestuari, por e identifikoi atë me inicialet F.K., 56 vjeç.

Ai dyshohet se ka kryer “krime lufte kundër pjesëtarëve të ushtrisë Jugosllave në Koshare në maj të vitit 1999”, sipas Daçiçit.

“Policët e Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar, dhe pas kallëzimit penal për veprën penale për krime lufte ndaj të burgosurve, kanë ndaluar për hetim dhe procedim te mëtejshëm të Prokurorisë për krime lufte të dyshuarin”, thuhet në njoftim, ndërsa nuk është e qartë se kur u arrestua ai.

2 Komente

  1. L
    Linda

    Skandaloze. Arrestohet per krime lufte ndaj pjestareve te ushtrise jugosllave?!! Domethene jo ndaj civileve, por ka luftuar me ushtarak? C'jane keto krime lufte njehere? Dhe pastaj Serbia sikur thote qe s'jam pasaredhese e Jugosllavise kur i intereson, tani doli si shtet qe gjykon njerzit per veprime ne Jugosllavi? Lirojeni te shkretin se ju s'mbushni mire nga trute.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Pikerisht,per kete duhet te hapin zgurden Borrelli me shoke!! Kush ja jep te drejten nderkombetsrisht Serbise te tanishme te arrestojne shtetas te tjere ne emer te nje shteti te nje here e nje kohe, qe nuk egziton me prej shume e shume vitesh?? E ambasadori Hill ça thote? I beri detyrat Serbia??!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje