“Njohje apo normalizim”, Hill “kundër” SHBA dhe BE për raportet Kosovë-Serbi

2 Korrik 2024, 22:10Rajoni TEMA
“Njohje apo normalizim”, Hill “kundër” SHBA dhe BE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill ka një qëndrim të ndryshëm nga Bashkimi Europian dhe Washingtoni për çështjen e njohjes së Kosovës nga Serbia. Në një intervistë për revistën “Diplomacy and Commerece’, diplomati amerikan thekson se normalizmi i raporteve Kosovës-Serbi është thelbësore. Hill gjatë intervistës përpiqet të shmangë fjalën njohje dhe i bën thirrje BE-së që Serbinë ta pranojë brenda strukturave të tyre.

“Para së gjithash, ajo që po bëjnë evropianët është gjëja e duhur. Dhe ajo që ata po bëjnë është që Kosova dhe Serbia të kenë një marrëdhënie të normalizuar. Dhe kjo do të thotë, para së gjithash, reduktim i tensioneve, por do të thotë edhe ideja e një lloji mirëkuptimi me aftësinë për të punuar së bashku për çështjet. Pra, normalizimi është ajo që po kërkon Bashkimi Evropian”, tha Christopher Hill, ambasador i SHBA në Serbi.

Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve, sipas diplomatit amerikan, “do të thotë jostabilitet, por edhe probleme”.

“Ndërsa evropianët duan ta shohin Serbinë në mesin e tyre, brenda strukturave të tyre, ata duan që Serbia t’i zgjidhë ose të paktën t’i adresojë problemet e saj përpara se të hyjë në BE. Pra, unë mendoj se ata janë shumë të përqendruar në normalizim, ashtu sikurse edhe ne”.

Në lidhje me anulimin e festivalit ‘Mirëdita, Dobar dan’, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, tha se nuk e kupton vendimin për ndalimin e festivalit. Sipas tij, festivali është një ngjarje që e inkurajon bashkëpunimin mes Serbisë dhe Kosovës.

“Ka gjithmonë arsye të sigurisë, kjo është e qartë për mua. Por, unë nuk e kuptoj këtë vendim. Festivali ka qenë i shkëlqyeshëm për Serbinë, është mbajtur për dhjetë vjet”, tha Hill. Ndalimi i festivalit u dënua nga organizatat joqeveritare në rajon dhe nga disa parti opozitare në Serbi, ndërsa Bashkimi Evropian shprehu keqardhje.

7 Komente

  1. K
    Kosova duhet te mbledhe mendjen shpejt....

    Ambasadori Hill, pra Amerika, i ben thirrje BE-se te pranoje Serbine me kusht normalizim te marredhenieve me Kosoven. Pra USA nuk kerkon njohjen e Kosoves si shtet i pavarur. Duket se bashke me Serbine keshtu pranohet ne BE edhe Kosova sipas Rezolutes 1244. Kosova pra mund te hyje ne BE perpara Shqiperise, Malit te Zi dhe Maqedonise. Shume mire keshtu, por puna eshte se cdo ndodhe me Kosoven nese shperbehet BE-ja. Me e mira eshte qe Kosova te kerkoje tani bashkimin me Shqiperine, ndryshe ........ nje zot e di!

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqip

      Amerika e ka kerkuar gjithmone qe Serbia ta njohe Kosoven. Ne politiken e jashtme, shteti Amerikan nuk ndryshon drejtim, por qendron konseguent ne te gjithe linjen, pamvaresisht se kush vjen ne Shtepine e Bardhe si president. Kam bindjen se fjalet e ambasadorit amerikan jane shtremberuar sipas midese te mediave serbe qe e kane dhene kete lajm. Harrojeni ate qe Amerika do ndryshoje kursin ne drejtim te Kosoves dhe raporteve te saja me Serbine. Nga ana tjeter, deklaratat e ambasadorit per futjen e Serbise ne BE, jane thjesht deklarata bajate politike qe ne fakt nuk thone asgje. BE-ja, sado e mefshet qe te jete, nuk do pranonte kurre brenda saj nje shtet si Serbia qe ka probleme me fqinjet. Ne rast te kundert, problemet serbe do beheshin automatikisht probleme te BE-se.

      Përgjigjjuni
    2. F
      Flamur Struga

      Dyftyresia ne politike eshte nje veti shum e vjeter,e cila ne shekuj popullin tone shqiptar liridashes e ka demtuar shume.Edhe me rastin e ambasadorit te aleatit kryesor te kombit tone SHBA,ka nje DYFTYRESI ,e cila ne kete rast eshte vendimtare per te ardhmen e Republikes se Kosoves.Duket sikur ambasadori Hil ka devijuar nga qendrimi i politikes amerikane ,e cila eshte ne kundershtim me paraqitjen e fjalimeve te zotit Hill.Mbase ambasadori e ka nga mosha ,nga lodhja por duhet ta kuptoje se nje ambasador duhet ta ruaj kredibilitetin e ati shteti qe eshte perfaqesues .Kuptohet ,dinakeria rusoserbe eshte shume e sofistikuar ,keta kan blere burra shtetesh ,po bejne presione sikur keta jane Zot dhe Perendi..Nje dite do te vrasi ndergjegjja ambasadorin Hill ,per kete njeaneshmeri ,ngase nuk tregohet objektiv si ne vleresimin e ati koncerti Miredita ..ndoshta ketu ,e tregon sinqeritetin por do ti zemeroi miqet e zemres (atyre te cileve po u sherben).Ja pra si na eshte politika=dyftyresi plote arrogance me shume te pa pritura...

      Përgjigjjuni
      1. A
        ABC

        Happy 4-th i dashur Flamur!

        Përgjigjjuni
      2. k
        km

        Nuk eshte Hera e pare ky qendrimi i Hillit.Ceshtja duhet te zgjidhet nga DAP dhe Bideja. Njohja si koncept dhe terme eshte i qarte dhe i prere,nuk le shteg per dyshime dhe keqinterpretime.Mndersa "normalizimi"Ka kuptime me te interpretueshme.Ne rastin konkrete,kur Hill thote "normalizimi",nenkupton Jo normalizimi te mardhenieve midis dy shtete e te pavarura,ne konflikt te ndryshmeSepse Hilli Asnjehere nuk Ka permendur termin "shtetit i pavarura i kosoves.Normalizim mund te kerkohet Edhe Mes nje krahine dhe nje tjeter,Mes dy popujve me kombesi te ndryshme.Pra sipas meje,Hilli Kerkon normalizimi te mardhenieve te serbise me krahinen serbe te kosoves qe banohet nga shqiptare.Pyetja shtrohet:- a e njef ambasadori i SHBA pavarsine e shtetit te kosoves?Pastaj te flasin per normalizim.Hap pas hapi

        Përgjigjjuni
        1. A
          ABC

          Qe te tre ju komentues pasqyroni nivel te ulet mendor. Ju nuk kuptoni qe Hill eshte ambasadori Amerikan ne Serbi, pra eshte mik i Serbise...Ai flet me gjuhen e mikut te Serbise dhe jo te Kurtit. Po te fliste me gjuhen e Kurtit do ishte me vleren e nje huri ne mes te Beogradit, por Amerika di me shume se ju idjote qe Kurti ju ka nxjerre nga hundet si qurret e mengjezit. Amerika ka nevoje per informacione dhe biseda "familjare". Kjo arrihet vetem nepermjete miqesise dhe jo armiqesise. Venia ne dyshim e politikes pro Kosooves te Amerikes nga ju tregon jo vetem injorance ne fushen dipllomatike por edhe idjotesi njerezore....Identifikimi i bisedave dipllomatike apo deklaratave te dipllomateve qe behen per qellime taktike, nuk duhet te barazohen me qellimet e Amerikes dhe mendimin e Bajdenit... Bota eshte me e gjere sa sa idjot si ju qe per hir te politikes armiqesore te Kurtit qe saboton bisedimet, beni armik Ameriken, nenen dhe baben tone.... Juve tju rroje Albin SP.....

          Përgjigjjuni
          1. F
            Flamur Struga

            Na paska shkruajtur edhe zedhenesi i putinit ABC,ai i cili shqetesohet ,ai i cili e mban peshen e vellezerve te vet ,si gomari samarin.Nga menyra se si e ka krijuar kete skelet dinosaurusi,te ben te mendojsh se sa kuadro njerez te pregatitur si ABC ,ka pregatitur kgb dhe bia famekeqe.Palo burr ky,i keti niveli te mirret me ne tre lexuesit qe thurim disa mendime me fjale zemre,trembet sharlatani,kontraversi nuk i permbahet nje qellimi ,por thyen qafen per te shpifur fekale anakondeje...Fatmiresisht nga populli yne dalin Albin Kurti,Vjosa Osmani,dalin dhe aftesohen bije dhe bija te inspiriuar me jeten dhe vepren e UCK-ese te lavdishme,te KOMANDANTIT ADEM JASHARI.Kjo i ka ven ne siklet fekalet rusoserbe...nuk kane faj ,nuk e han populli yne sapunin per djath,ky si nje demagog shkon aq larg sa qe deshiron te krijoi nje alibi ndaj aleatit tone kryesorSHBA.Qllimi i keti minotaori ABC ,nuk i funksionon,shqiptaret e dine se ke e kane mik(SHBA,ANGLI GJERMANI,, dhe ke e kane armik shekullor o inbicili i karpateve.Ju xhelatet e njerezimit ,i trembeni popullit shqiptar,sepse ne ju njohim me mire se cdo ambasador si lajcaku,borelli frederika ,por edhe ky qe po devijon politiken e drejte ,busullen e SHBA qe e ka per kombin shqiptar,por jo vetem..Qelbesire ABC ik mbathe koken me vodka,mbase do kthjellohesh....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje